escobar

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar në 08 Qershor, 2023 00:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht tension është skualifikimi i tezës së shkëmbimit të territorit, eufemizëm për ndarjen e Kosovës siç tha ai, dhe fakti se Beogradi nuk do të zbatojë marrëveshjet e arritura sepse në thelb ato implikojnë njohjen de facto.

Kanë opsion rezervë nëse Kurti thotë Jo?

Postuar në 06 Qershor, 2023 19:14

I Dërguari amerikan për Ballaknin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të gjitha përpjekjet për të sqaruar opinionin publik në Kosovë se SHBA-të nuk po mbështesin Serbinë, por se në kuadër të ndërmjetësimit ata po hasin probleme me mosbashkëpunim nga ana e kryeministrit të Kosovës.

Ultimatum Kurtit nga SHBA?! Çfarë garancish ka që Derek Chollet dhe Escobar nuk janë afilime të Rusisë?

Postuar në 30 Janar, 2023 16:20

Zëri i Amerikës paralajmëron qametin. SHBA i paska dhënë një ultimatum Albin Kurtit që të themelojë Asosacionin e Komunave Serbe sepse sipas SHBA nuk cenon Kushtetutën.

Mund të jetë kështu. Truri i një amerikani dallon nga truri i një kaukaziani të Ballkanit. Pse ta mohojmë?

Rënia e mitit të Perëndimit

Postuar në 25 Tetor, 2022 21:33

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Gabriel Escobar, ka shpjeguar se pse ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non grata. 

Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. 

(de?)Natyralizohet politika e SHBA. Fshihen fjalët 'demokraci' e 'të drejta'. Thjesht: Basha është i yni!

Postuar në 13 Janar, 2022 00:14

Lulzim Basha kërkoi ndihmë dhe ajo erdhi. Zëri i Amerikës ka intervistuar sot fytyrën e re amerikane për krizën shqiptare, zv.ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

Në parantezë po vëmë në dukje se përgjigjet e z. Escobar vijnë me nje shqipe për amerikanët, aq formale, në numër shumës, neutrale thuajse fare, si një gjuhë jo e dikujt që është i lëmuar në zejet e veta, por e një indiferenti që reciton. Është shqipja korrekte e politikave korrekte të një shteti që pretendon se ka monopolin e moralit në botë.

SHBA kundër "Traktatit të Novisadit"

Postuar në 24 Nëntor, 2021 19:08

Mospërfshirja e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në “Ballkanin e Hapur” e bën nismën jofunksionale. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se iniciativat rajonale duhet të jenë të hapura për të gjitha shtetet në mënyrë të barabartë.

“Mbështetja për Open Balkan do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë. Duhet anëtarësim i barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane”, tha ai gjatë konferencës për “Ballkanin e Hapur” që u mbajt në Kuvendin e Serbisë, përmes një lidhjeje live.

Tensione etnike apo ekonomike në Ballkan?

Postuar në 02 Tetor, 2021 03:17

Dje media të ndryshme ndërkombëtare raportuan për zgjidhjen e përkohshme të të ashtuquajtura tensione mes Serbisë dhe Kosovës për target e automjeteve. Marrëveshja është arritur nën mbikëqyrjen dhe ndërmjetësimin e BE dhe SHBA dhe ajo parashikon një rol të KFOR në kalimet kufitare.

Mes zërave që janë prononcuar për këtë situatë është edhe I diplomatit të lartë amerikan Gabriel Ecosbar i cili ndër të tjera ka pohuar se:

Shpejtësia e rritjes së tensioneve ishte disi befasuese

Subscribe to RSS - escobar