Ftesë për kujtesë dhe për besë ndaj Edi Ramës

Postuar në 10 Prill, 2016 23:03

Çështja e refugjatëve sirianë është rimarrë sot nga gazeta greke “Kathimerini” përmes një shkrimi të Evangelos Venetis. Po sjellim një pjesë nga ajo që ka përkthyer gazeta “Mapo”: “Shqiptarët e mbajnë mend, se Greqia, ndryshe nga Italia, i hapën kufijtë dhe grekët e Epirit pritën qindra e mijëra refugjatë shqiptarë me mikpritje, duke iu dhënë ushqim, ujë dhe strehë, duke iu garantuar akomodim dhe duke i ndihmuar ata për të shkuar më në jug, drejt qendrave më të mëdha urbane të Greqisë. Grekët iu dhanë atyre punë dhe ata si përgjigje ndaj kësaj e ndihmuan ekonominë greke të rritet në mënyrë të mëtejshme. Në Greqinë e sotme të goditur nga masat shtrënguese ka qindra mijëra punëtorë shqiptarë që dërgojnë të ardhura të konsiderueshme në shtëpitë e tyre. Duke e kuptuar se çfarë do të thotë të jesh refugjat, shumë grekë bënë asokohe atë që po bëjnë edhe sot. Por çfarë po bën qeveria shqiptare?
Ndërkohë që populli shqiptar e ka ruajtur kujtesën kolektive të kësaj periudhe, kryeministri shqiptar Edi Rama duket se e ka harruar. Për pasojë, ai ka shtuar sigurinë në kufirin me Greqinë, teorikisht duke iu refuzuar hyrjen refugjatëve që kanë ngecur në terrirorin grek. Duket se kryeministri shqiptar nuk i dëgjon deputetet e tij socialistë, duke u sjellë në një mënyrë jo socialiste dhe duke i dhënë shkak kundërshtarëve brenda partisë së tij që ta sfidojnë, pasi e dinë se populli shqiptar e mendon ndryshe nga ai. Puna është se në vend që së pari të bashkëpunojë me Greqinë fqinje mbi baza reciproke, z. Rama parapëlqen që t’ia besojë sigurinë e territorit shqiptar Italisë, duke harruar ngjarjet e 1991-shit dhe duke dhënë përshtypjen se Shqipëria nuk është e aftë ta menaxhojë vetë sigurinë e saj…Në ditët e sotme, kriza e refugjatëve që po zhvillohet mbart kujtime të forta si për grekët ashtu edhe për shqiptarët. Që të dy popujt kanë besë, apo besim. Sot, nëpërmjet Edi Ramës, Shqipërinë e ka ftuar historia që t’i japë besën grekëve. Nëse Z. Rama refuzon që të kujtojë, ai do të harrohet nga vetë populli i tij”.
Ndoshta Venetis është njeriu i vetëm në planet që kërkon një lidhje mes Edi Ramës dhe Besës, e cila implikon përgjegjësi të mëdha.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E bukur kjo qe "Shteti Grek i hapi kufijte"...
Po ata mijra emigrat qe u rrahen dhe u shtyne mbrapsht ne kufije nga ushtria greke??
Mos te ngaterrojme shtetin me popullin ju lutem!

Submitted by Symadhi (not verified) on

Provokacion i paster grek.
E kush na kerkoka BESE, kur ata, greket, jane prinderit e KALIT TE TROJES.
Pirdhuni o greker te pabese.
Mos u kruani me ne.
Gjejini zgjidhjet, andej nga keni vjedhur, i vidhni dhe do t'i vidhni, por jo nga ne.
Sikter o greker hajdute, kriminele, te pabese, rrace e perzier e pa identitet.
Stop.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.