Obama i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve; ia thotë ‘privatisht’ dhe Medvedevit

Në një takim me presidentin rus, Medvedev, Barack Obama i ka kërkuar këtij të fundit që, lidhur me mbrojtjen e Europës prej sulmeve me raketa, të presin dhe pak, deri në nëntor, kur janë zgjedhjet presidenciale amerikane. Biseda mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta, por kjo pjesë e fundit e bisedës, e zhvilluar me ton shumë konfidencial, është zhvilluar në prani të mediave dhe me mikrofonin e hapur. Dhe kamerat e televizionit Fox News kanë mundur ta vjedhin këtë moment ‘intim’ mes të dyve. “Pas zgjedhjeve do jem më i lirë, më i hapur e më i gatshëm për të bërë ndonjë lëshim”, i thotë në thelb Obama Medvedevit. Bën përshtypje fakti që Obama është shumë i sigurtë për fitoren në zgjedhjet e fundit, në të cilat atij i lejohet të konkurojë. Është vërtet i sigurtë? Apo është një lojë që kanë bërë mjeshtrat e marketingut elektoral, të cilët “kanë lënë pa dashje mikrofonat hapur”?
Re.Pu.
Comments
Juve jeni dhe te trashe nga

Juve jeni dhe te trashe nga anglishtja - Mr. "O" nuk u tregua aspak i sigurt per zgjedhjet - ai nga ana tjeter shiti interesat Amerikane kundrejt Europes - ne kerkim te nje statusquo-je nga Ruset qe ta lene rehat gjate fushates elektorale dhe mos ti nxjerrin telashe deri sa ai te behet President. Pastaj ky do t'jua shperbleje duke e vonuar sistem mbrojtes te raketave per europen.

Fitorja e Obames do ishte me

Fitorja e Obames do ishte me interes edhe per Edi Ramen. Nqs fitojne Republikanet, Berisha do e kete shume kollaj. Atyre mjafton ti permenesh "Komunistat" dhe te japin "Carta Bianca".

Rama gjate vizites se tij ne

Rama gjate vizites se tij ne USA ka folur hapur kunder Republikaneve.

Kjo nuk eshte ndonje diplomaci e respektueshme, sepse ne qofte se republikanet do te vijne ne pushtet, ku do futet ai bashke me Ditmir Sulejman Bushatin dhe kelyshin e Georg Sorosit - Erion Veliaj ?

Add new comment