Korea e Veriut paralajmëron gjendje urie masive
Linja politike e tensionimit me Perëndimin që oi bdjek Korea e Veriut, duke bërë teste armësh dhe mediatizuar stërvitje me skenarë bërthamorë ku goditet SHBA, ndoishta lidhet me situatën e rëndë ekonomike. Disa foto që janë publikuar së fundmi nga njerëz të ndryshëm që kanë qenë në shtetin e izoluar, dëshmojnë për një situatë që është tjetër nga ajo që regjimi përpiqet të paraqesë. Gjendja përkeqësohet nga sanksionet, që e kanë vënë Korenë në gjendje impasi, aq sa së fundmi, siç raporton media shtetërore ruse “Sputnik”, Pheniani ka kërkuar nga qytetarët që të përgatiten për gjendjen e urisë. “Rruga drejt revolucionit është e gjatë dhe e vështirë. Ne mund të jemi të detyruar të ndjekim në një kurs të ashpër, gjatë të cilit do të duhet të hamë bar edhe njëherë”, shkruhet në një editorial të gazetës shtetërore “Rodong Sinmun” raporton “Sputnik”.
Në editorial flitet edhe për zbatimin e një fushate 70 ditore të Besnikërisë. “Edhe nëse do të na duhe të japim jetën tonë, ne duhet të vazhdojmë të tregojmë besnikëri ndaj liderit tonë Kim Jong-un, deri në fund të jetës sonë”, citon media ruse një deklaratë zyrtare. Përgatitja kalon nga racionimi ushqimor: qytetarët e Phenianit do të marrin nga magazinat shtetërore 1.1 kg oriz për çdo muaj, vetëm pak javë kjo masë nga vendosja e sanskioneve të reja. Ato synonin goditjen e qeverisë, por duket se zërat se sanksionet do të godasin edhe popullsinë kanë patur të drejtë. Në mesin e viteve ’90 Korea e Veriut vuajti nga uria, nga e cila humbën jetën të paktën 330 mijë njerëz.
Comments
E me a ju kujtohet?
Kjo puna e barit a ju kujton gje juve qe keni ngel gjalle nga koha e Enverit?
EMMENTALER
Lideri Kim Jong-un ka studjue ne Svicer dhe han vetem djath origjinal sviceran EMMENTALER.
Add new comment