Bashkia e Tiranës i dhuron SPAK-ut godinën e re të UKT-së...5 mln€
Bashkia e Tiranës i ka dhënë SPAK-ut godinën e re të Ujësjellës-Kanalizimeve. Në mbledhjen e datës 12 korrik 2022, Këshilli Bashkiak ka dhënë pëlqimin për shqyrtimin e kërkesës së KLP-së për t’i transferuar SPAK-ut pronësinë e godinës së re në rrugën “Jordan Misja”.
Ndërtesa 6-katëshe me vlerë rreth 5 milionë dollarë është përfunduar. Ajo ndodhet në afërsi të Dhomës Penale, jo shumë larg nga organi kryesor i akuzës, në të cilin emri i kryebashkiakut Erion Veliaj ka përfunduar disa herë për çështje të ndryshme që nisin që nga Teatri Kombëtar, inceneratorët, përgjimet e Ndraghetës etj.
Vetëm për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndaj Veliajt janë depozituar në SPAK 19 kallëzime penale. Megjithatë, pavarësisht numrit të madh të kallëzimeve, nuk është ngritur asnjë padi deri tani ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Pa asnjë pengesë për shkak të mungesës së opozitës në Këshillin Bashkiak, tashmë ndërtesa e planifikuar për UKT-në do të vihet në shërbim të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Comments
Ca po thoni, qe spak po
Ca po thoni, qe spak po shitet per nje zyre me te bukur? Po te isha une anetar i spak-ut do i thoja lali Erit: e di cke ti, ate zyren time ma jep cash se do boj si do boj me zyren e vjeter. I besoni kto qe shkruani apo i mendoni njerezit budallenj?
Ketu provohet burrnia
Po te jete burr shefi i SPAK ua fal fukarenjve. Po te jete burr them
Ke te drejte mi Marie, ene
Ke te drejte mi Marie, ene Parlamentin ata burat me ia fal fukarenjve, (deputatet) . Ene ministrite me ia fal fukarenjve ata burat qe jane ne zyra.....
Add new comment