Vazhdojnë vizitat në SHBA të politikanëve shqiptarë… përveç Berishës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një vizitë dyditore, në të cilën do të zhvillojë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kongresin dhe Senatin Amerikan. Meta do ta nisë vizitën duke prezantuar një kumtesë në panelin e Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike të universitetit “John Hopkins” në Uashington, me temë “Çfarë mund t’i tërheqë investimet e huaja në Shqipëri”. Në këtë panel të do të jetë prezent edhe zv.asistent sekretari i DASH-it për Euroazinë, Philip Reeker, si dhe personalitete të njohura nga Ballkani, si p.sh., Kryeministri i Maqedoninë, Nikolla Gruevski. Paneli do të përqendrohet në zhvillimet politike dhe ekonomike në Europë, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekonomistë nga vendet e rajonit, Departamenti i Shtetit, Banka Botërore, OECD, dhe akademikë e analistë amerikanë, të cilët janë të interesuar për Europën. Pas përfundimit të këtij seminari të rëndësishëm rajonal, Meta do të zhvillojë takime në DASH dhe në Kongresin Amerikan. Takimi i kreut të LSI-së në SHBA vjen në një kohë kur Uashingtonin pak javë më parë e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe lideri i opozitës, Edi Rama. Këto vizita në kryeqendrën amerikane të politikës kanë patur të gjitha një koreografi të ngjashme, të organizuara nga Ambasadori Arvizu.
Po Berisha a do të ftohet në Departamentin e Shtetit?
E.Zaloshnja
Comments
Po Berisha a do të ftohet në

Po Berisha a do të ftohet në Departamentin e Shtetit?

Jo! Berisha do te shkoje ne Arabine Saudite, ne Mekke!!! Ha,ha,ha.

Kur te shkoje Papa ne Meke,

Kur te shkoje Papa ne Meke, sa do qeshet dynjaja me ty Paul. Qe tani kur e pefytyroj me vjne te qesh, ndersa per ty me vjen keq. Ha ha ha

KOMISIONI I PARË

KOMISIONI I PARË NISMËTAR

13 dhjetor 1990. E enjte. Ora 15:00. Do të bëhej një mbledhje në kinoteatrin "Studenti". Salla ishte plot. Në presidium dallova Pashkon, Saliun, Azemin, Arben Imamin...Pashë edhe një burrë me mustaqe. Kishte veshur një xhakavento. Më shumë bënte shenja se sa fliste. Më thanë se ishte Aleksandër Meksi. Ishin përgatitur dokumentet për në Ministrinë e Drejtësisë. Duheshin edhe 300 firma për të legalizuar Partinë Demokratike.

- Sa të merren firmat në sallë,- tha dikush nga presidiumi,- do të zgjedhim një Komision Nismëtar. Mendohet që të ketë 16 anëtarë. 7 studentë. Po kaq intelektualë. Dy do të jenë nga klasa punëtore.

Po lexoheshin emrat me një karakteristikë të shkurtër. Kur përmendej emri, kandidati ngrihej në këmbë. Në fillim studentët: Azem Hajdari, Blendi Gonxhe, Edmond Budina, Shinasi Rama, Arben Lika, Alma Bendo, Arben Sula. Pas studentëve, intelektualët. U ngritën Berisha, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Aleksandër Meksi, Preç Zogaj, Arben Demeti... I fundit... Mitro Çela, gazetar dhe ekonomist i njohur. Punon në gazetën "Bashkimi"... Instinktivisht u ngrita në këmbë. Buzëqesha dhe u ula, duke ngritur supet. Isha befasuar! Nuk dija gjë. Nuk më kishin pyetur!

- Tani duhet të zgjedhim dy përfaqësues të punonjësve, - tha dikush nga podiumi.

Ra qetësi. Nuk ishim mësuar me këtë lloj demokracie. Kandidatët i gatuante piramida e Mihal Bishës, Mjeshtri i Madh i Kuadrit. Kishte raste, që nuk fuste duart Sigurimi i Shtetit. U ngrit një djalë i ri... Jam pedagog në Institutin Bujqësor. Quhem Eduart Zaloshnja. Unë do të bëj një propozim. Do të duket jashtë logjike: Propozoj të zgjidhet motra ime Merita Zaloshnja! Është ekonomiste në ndërmarrjen artistike "Migjeni". Shkollën e ka mbaruar natën...

Pati ilaritet. Disa ngritën supet. Diçka ngeci. Por akullin e theu presidiumi. Le të vazhdojmë me kandidatura të tjera. Në fund janë votat ato që vendosin... Motra fitoi. Së bashku me të edhe Ilir Myftari, inxhinieri në minierën e Valiasit...

Shënim: Pas disa ditësh në Komisionin Nismëtar u kooptua edhe Genc Ruli.

Nuk edi se kush je mbprapa

Nuk edi se kush je mbprapa ketij emri "individi" por nuk ka lidhje fare Komenti me Artikullin ......te sulmosh dhe te merresh me anen familjare do te thote qe nuk di te debatsoh me argumente dhe n,q,s nuk di te debatosh do te thote qe je Injorant apo DruVar...............Apo edhe "Dorac" i ndonje tjetri.....................Eshte e ulet kur te perdorin te tjeret.......Zar....si thone......dhe sidomos nje Rrugac nga Tropoja.........

Nuk e di se sa i sakte eshte

Nuk e di se sa i sakte eshte si kopjim, por eshte fragment kujtimesh te Mitro Celes...Besoj e njihni a e keni degjuar.

Kto jane mesazhe shume fine

Kto jane mesazhe shume fine te DASH-it per Berishen ne nje kohe kur situata e renduar kerkon mesazhe shume me te forta. Ktu vriten njerez qe protestojne dhe me pas tentohet te fshihen provat dhe te fajsohen te tjere. Vidhen zgjedhjet ne menyre te turpshme dhe ne mes te dites para tre ambasadoreve dhe kta duan te trembin Berishen me ftesa udhetimesh per ne ShBA.

Kaq pozite te veshtire eshte

Kaq pozite te veshtire eshte Berisha me Amerikanet saqe ata jane gati te bejne pazar dhe miqesi me Ilir Meten (edhe pas videos se tij korruptuese), vetem e vetem qe te heqin Berishen.

Hajde merre vesh ti pastaj pune e HA-MERR-QI s !

E pra ky qe propozoi

E pra ky qe propozoi motren................

O Rr K........mos u merr me

O Rr K........mos u merr me familjen e te tjereve se edhe vete ke motra apo grua........apo vajze...................

Epo me rradhe. Ndoshta e

Epo me rradhe. Ndoshta e ftojne edhe kryeministrin. Pse jo?

Jo o Ilir skam por ti duhet

Jo o Ilir skam por ti duhet te kesh ama :):)

N.q.s ske grua , atehere ke

N.q.s ske grua , atehere ke burre.........

N.q.s s'ke grua , atehere ke

N.q.s s'ke grua , atehere ke burre.........

Ilir, boll na çave bythen!

Ilir, boll na çave bythen! S'te ka vene njeri avokat te Zaloshnjes.

Berisha do jete ne SHBA ne

Berisha do jete ne SHBA ne maj, kur behet Samiti i NATO-s.

Kur ftuan Ilirin, mendoj se

Kur ftuan Ilirin, mendoj se do te ftojne edhe Saliun. Por sic thote populli, "embelsira" lihet per ne fund.

Kete nuk e them me ironi, po te them te drejten politika e SHBA kohet e fundit ne Shqiperi me duket thjesht e pak e pazberthyeshme. Dmth te gjithe aktoret e politikes po trajtohen njelloj. Te gjithe po kontaktohen nga Amerika; Lulzim Basha e Edi Rama, Ilir Meta e Fatos Nano. Ka mbetur vetem Saliu pa u kontaktuar deri me sot, po besoj se edhe kjo do te ndodhe.

Ndoshta eshte menyra e te berit diplomaci nga z. Arvizu, dmth te lere opinionin ne pritje te asaj qe do te ndodhe ne fund te lojes. Ndoshta nuk do te trazoje palet dhe mbeshtetesit e tyre. Madje edhe zerin e z. Withers qe foli qarte e pa dorashka u mundua vete SHBA ta "mbyse" duke e quajtur privat.

Sido qe te jete, fatin e vendit tone e kane ne dore SHBA. Z. Arvizu luan ne kete mes nje rol te rendesishem qe sido te jete besoj se mbetet positiv ne konsekuence te fundit.

Tung,

Blendi

E të bëhet gjithë ky debat

E të bëhet gjithë ky debat për një hajdut e kuptoni se ku kemi jemi o njerz dhe sa për malokun nuk ja vlenë të diskutojmë sepse ka dalë nga orbita dhe po e ndoqëm dhe ne të njëjtën fatë do kemi dhe ne

E të bëhet gjithë ky debat

E të bëhet gjithë ky debat për një hajdut e kuptoni se ku jemi o njerz dhe sa për malokun nuk ja vlenë të diskutojmë sepse ka dalë nga orbita dhe po e ndoqëm dhe ne të njëjtën fatë do kemi dhe ne

Add new comment