Ateistët demonstrojnë në Washington në një Paradë të Arsyes

Një sondazh (American Religious Survey) lidhur me ndarjen e besimeve fetare në SHBA thotë se 34 milionë amerikanë, dmth 15% e gjithë popullsisë, nuk i përkasin asnjë feje, dmth janë ateistë, agnostikë, jo besimtarë, etj. Një pjesë syresh u bënë të gjallë në një mënyrë që është shumë në modë në botën e sotme; bënë një Paradë të Arsyes, apo siç e quajnë amerikanët, një Reason Rally. U mblodhën në Washington, në një ditë me shi, në një tubim që e përditshmja Washington Post e cilësoi si “manifestimin më të madh që është bërë ndonjëherë në histori nga jo besimtarët”. Ish mes tyre shkencëtari i biogjenetikës Richard Dawkins, astrofizikanti Lawrence Krauss, grupi i rock-ut me emrin ‘e duhur’ Bad Religion, etj. Besimi në Zot është mainstream në SHBA. Dhe nuk janë vetëm republikanët që luajnë politikisht me kredot e tyre fetare; janë dhe demokratët. Është domethënëse që president i SHBA-ve është zgjedhur një katolik si John Kennedy, një njeri me ngjyrë si Obama, e bën vaki që të zgjidhet dhe një mormon si Romney, por nuk mund të përfytyrohet të zgjidhet një jo besimtar.
Re.Pu.
Comments
Më në fund arsyeja po

Më në fund arsyeja po rebelohet ndaj rrafshimit të trurit...

Mainstream, nuk dini ta përktheni në shqip? Apo si do tregojmë që dimë anglisht e jemi mendjehapur, thuaj...

Edhe kjo me la pershtypje

Edhe kjo me la pershtypje mua... Kam jetuar ne Amerike per 18 vjet dhe kurre nuk e prisja nje gje te tille nga "gazetaret". Shqipja esht gjuhe e bukur, pse ta prishim???!

Po kur po bejne Gay parad...

Po kur po bejne Gay parad... pse mos ta bejne edhe Ateistet! Shok idesh jane! Gjithsesi, gjeja qe me acaron me teper eshte se keta tipa vet-mbahen si mendje hapur dhe inteligjent! Ne realitet shumica e tyre jane po aq brilant sa Richard Dawkins! Nejse thuaj...

pse mo daku ca trapin te ka

pse mo daku ca trapin te ka gjet ty nga ateiste ???
Clidhje kane ateistet me gay ?
Kur nuk mund te jene ateistet mendjehapur, kujton se mos je ti me hoxhallaret e tu dhe prifterinjte ???

hapi syte dhe mendjen o trap: je i vetem !!!

Te vjen keq te mos e lexojme

Te vjen keq te mos e lexojme gazeten Fokus qe na propozove Paul?

Tani na vjen keq, po ne kete bote nuk jeton vetem ti. As mos te te vije keq kur te perqeshin besimin tend se c'do besh do gjesh. Mbaje veten dhe piji ilacet.

Besoj se merr kuptim

Besoj se merr kuptim demonstrimi i ateistëve. Vrehet gjithandej, në tërë kombet e racat, se të qenit besimtar merret si vlerë. Ateistët i shohin fetë ashtu si janë në të vërtetë, padituri e predikime dognash, nga ku burojnë luftrat e urrejtjet njërzore. Sa mirë bëjnë këta ateistët që mblidhen dhe i sjellin në kujtesë 85 % tjetër të SHBA-ve, thënjen e Didero para 200 vjetësh, se "Hapi i parë drejt dijes është të mos besosh në zot".

meriton noten 10 shoku :)))

meriton noten 10 shoku :)))

Add new comment