Një detaj ‘politik’ nga jeta e Rudi Vatës

Postuar në 26 Mars, 2012 05:24

Rudi Vata është shkodran, 43 vjeç, i martuar, me dy djem, me përvoja si futbollist në disa vende (Shqipëri, Francë, Skoci, Qipro, Gjermani, Japoni), ka luajtur 241 ndeshje me klubet, dhe ka shënuar 22 gola. Ka luajtur edhe me kombëtaren, 59 ndeshje dhe 5 gola. Vata ka kohë që është kthyer në Shqipëri, dhe sot është trainer i Vllaznisë “së vet”. Por një nga motivet e rikthimit në atdhe ka qenë ambicja e dëshira për të drejtuar FSHF-në. E pohon këtë fakt në një intervistë të publikuar në Mapo, por të marrë nga një program televiziv Eurodita; dhe aty ai nxjerr një “sekret”: “Unë kisha dëshirën që të kthehesha dhe të kontribuoja në vendin tim, të ofroja diçka ndryshe për të ndryshuar mënyrën e të punuarit, që të përmirësoja futbollin në Shqipëri, [e prandaj] vendosa të kandidoj për postin e FSHF-së. Mua më penalizoi mungesa e vullnetit dhe e dëshirës jo të mirë të qeverisë dhe opozitës. Në momentin e parë që kam ardhur në Shqipëri kam dashur të takoj z. Berisha dhe z. Rama. Berisha e refuzoi ftesën, nuk iu përgjigj ftesës dhe menjëherë kuptova se nuk ekzistonte dëshira për të ndryshuar fytyrën e futbollit në Shqipëri.”

Dy pyetje lindin pasi zbulohet ky detaj: 1. Ç’punë kanë kryeministri e i pari i opozitës me kreun e FSHF-së; dhe 2. Pse vallë kryeministri Berisha nuk ka pranuar të presë dikë që donte të futej në garë për postin e kreut të FSHF-së me ‘anëtarin e Klanit të Zemunit’, Armando Duka?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Martin (not verified) on

Rudi vata nuk asht nje futbollist dosido por ka ken kapiteni me mashume ndeshje i kombetares dhe ka arrit me lujt me ekipin me te mire qe ndoj shqiptare ka arrit me lujt ( e kam fjalen per ata qe jan shqiptare jo per ata qe i kan pjell prin shqiptare).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.