Planet e Metës dhe plani i Ramës
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në një komunikim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit tha sot se është mjaft pozitive që forcat politike e kanë pranuar dhe i janë referuar Komisionit të Venecias sa i përket diskutimeve për reformën në drejtësi.
Referuar deklaratave të kryeministrit Rama se ai ka një plan B për ta miratuar reformën edhe nëse pengohet nga opozita, Meta tha se partia e tij nuk ka asnjë plan tjetër.
Ai deklaroi se njëzet votat e LSI do të jenë pro standardeve që ka miratuar Komisoni i Venecias. “Tani të bëjmë një vlerësim objektiv dhe të paanshëm të këtij opinion. Në ato raste kur do të ketë lexime të ndryshme, të kërkojmë edhe ndihmën e Euralius dhe OPDAT si institucione të BE-së dhe SHBA-së. Në fund të marsit do të kemi një test përfundimtar të forcave tona parlamentare dhe jo parlamentare” – tha Meta të shtunën për mediat.
Comments
Dikush ka thene qe,
Dikush ka thene qe, politiHUNJTE tane, jane bere si figurinat e letrave te bixhozit.
Edi Rama eshte si FANTI SPATHI.
Sali Berisha eshte si DERRI MAC.
Lul Basha eshte si CUPA KUPE.
Dhe i fundit, pooor jo nga rendesia;
Ilir Meta eshte si ASSI NEN MENGE te xhaketes. (Pyetja eshte se, xhaketa e kujt eshte, qe ndodhet ky kodosh ASSI ne menge ?)
2
Mjere klasa jopolitike qe humb gjithnje.
Add new comment