BE nuk uron zgjedhjen e Thaçit si President

Postuar në 27 Shkurt, 2016 10:32

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BE’së, Maja Kocijancic, ka lëshuar një deklaratë në të cilën nuk e uron fare zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Shtetit të Kosovës.
Aty vetëm përmendet se zgjedhja e tij është bërë në një situatë të tensionuar dhe përçarëse, shkruan Gazeta Express.
Me këtë rast, ajo ka bërë thirrje që të ndalet dhuna derisa ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të veprojnë me qetësi për të qetësuar situatën.

Komunikata e Zyrës së Federica Mogherinit:
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin President të Kosovës në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse. Skenat që kemi parë dje në Kuvend janë tejet shqetësuese.
Aktet e dhunës në çfarëdo mënyrë janë të papranueshme. Retorika nxitëse e thellon është më shumë ndarjen dhe e bën më të vështirë dialogun.
Ne presim nga të gjithë liderët e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi për të qetësuar dhe për t’i ulur tensionit

Comments

Submitted by Arben Patoku (not verified) on

Me duket tamam si zgjedhja e berishes me 97! Na e shpifi ky idioti a thua se kosova po vdes per nje president problematik. Duhej te shkonin ne zgjedhje te reja,

Submitted by Profesori (not verified) on

Edhe BE do t'a uroje. Patjeter do t'i dergojne urimin, mbasi e kane marre vesh mire, qe USA ja dergoi, bile, bile, ishte shteti i pare qe e uroi.
Europa, eshte kurve e vjeter, qe e kane zene hallet e veta te shperberjes, keshtu qe nuk i ka rene ndermend per kete gje.
Ketu do te jemi.
Bile, do te bejne edhe ndonje " budallallek" te vogel, per te treguar se sa shume u kercet per Hashim Thacin.
Ketu do te jemi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.