Rama takon Philip Reeker-in, dhe del disi i përndezur nga takimi

Postuar në 20 Mars, 2012 14:11

Edi Rama, siç është paralajmëruar gjatë ditëve të fundit, pati sot një takim në Ëashington me zv.ndihmësin e Hillary Clinton-it për çështje të Europës e të Euro-Azisë, Philip Reeker-in. Ky është një takim shumë i rëndësishëm për socialistët, e ndoshta është për këtë arsye që ata e kanë përsëritur vazhdimisht, se “i pari i tyre është atje me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit”. Rama u pa të dilte shumë entuziast nga takimi me Reeker-in, por prononcimi i tij me këtë rast nuk pati detaje: “[Folëm për shumë çështje] në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më miqësore; [folëm për] të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë, me demokratizimin e mëtejshëm të vendit, me rolin e Shqipërisë në rajon, e me Shqipërinë që duam si aleate të SHBA-ve, por dhe si një vend që duhet të mishërojë vlerat që mishëron aleati ynë më i madh.”

Përballë një pyetje që synonte të merrte vesh se ç’mendim kanë në departamentin e shtetit për opozitën e për leader-in e saj, Rama u çbalancua pakëz: “Jemi jo vetëm të kënaqur, por edhe të frymëzuar nga ky takim.”

E.G.

Comments

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

Si nje " YLL PLOT DRITE" shkelqen ajo zonja me ate buzeqeshjen e saj brilante.

Zonja Linda Rama (Bardha) , nuk e kam patur privilegjin dhe nderin te ju shikoj nga afer.

E verteta eshte e vertete, ne kete fotografi ju shkelqeni dhe rrezatoni drite , bindeshem, ju lumte.

Submitted by Anonim (not verified) on

mblidh jarget djali, dhe kujdes mos prishesh! dhe pastaj ankoheni per zarat e Liri Berishes.

Submitted by Ilir (not verified) on

Ky Erindi mos eshte ndonje militant fanatik i PD-se , shko tek " Koha Jone" ose tek  "55", kjo eshte nje Gazete Kulturore Online e Pavarur ne Mendime pra gjykon si djathtas si majtas ku gjithsecili shprehet brenda limiteve kulturore por jo ato partiake.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.