Një plojë që shock-on Francën; por motivet janë ende të paqarta

Postuar në 19 Mars, 2012 07:01

Gjithçka ndodhi në një shkollë hebraike. Tuluzë. Francë. Ora 8.00. Një burrë, i hipur mbi një scooter Yamaha, nxjerr armën që kish me vete, dhe qëllon kuturú, sikur të ketë përpara një ushtri armike, e prandaj s’ka arsye të zgjedhë objektivin. Gjindja në oborrin e shkollës, rreth 200 vetë, prindër e fëmijë, largohen nga sytë këmbët duke lënë katër trupa pa jetë, tre fëmijë e një mësues. Ky i fundit ish dhe babai i dy prej fëmijëve që mbetën të vdekur. Njeriu i Yamaha-s nuk u mjaftua me kaq. Ndoqi disa fëmijë në mjediset e brendshme të shkollës, dhe më pas ia mbathi hipur në motorçikletën e tij.

Franca është e shock-uar. “Nuk më besohet që të ekzistojnë monstra të tilla”, thotë Sarkozy-ja. Po kush është autori? Nuk dihet. Policia dyshon se është po ai që javën e shkuar qëlloi dhe la të vrarë katër pjesëtarë të ushtrisë franceze. Motivi i këtyre vrasjeve? Bazuar tek ‘tipologjia’ e viktimave (fëmijët e sotëm ishin me origjinë çifute, ndërsa ushtarët e vrarë ditë më parë ishin me origjinë magrebine), dyshohet se është dikush me frymëzime ideologjike të ekstremit të djathtë, që i urren të huajt. Por .... thjesht dyshohet. Ende nuk ka një identikit të qartë të autorit të këtyre plojave.

E.G.

 

Comments

Submitted by Adi (not verified) on

<p>Nje korigjim per gazeten...Hebrenjte nuk jane te huaj ne France, ata jane hebrenj franceze, komuniteti me i madh hebre, dhe nje nga me te fuqishmit ne Europe...ndersa magrebinet mund te quhen te ardhur, hebrenjte ne asnje menyre jo...</p>

Submitted by Torquado. (not verified) on

<p>Nuk e dija qe Franca te ishte nje parcele e Tokes se Shenjte. Si nuk ke turp mer rracist, diferencon dhe viktimat.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.