Adelina Ismajli: Kemi ardhur me gomone në festivalin e 1997-s; dhe aty na fyen

“Diva e muzikës shqiptare” e quajnë në numrin e sotëm Adelina Ismajlin (mbiemrin ia shkruajnë Ismaili, ndërkohë që në google gjendet në të dy variantet). “Është e vetmja që ka çarë tregun europian të muzikës”, thuhet nga gazetetarja Jonida Hitoveizi, që e ka intervistuar, duke lënë të kuptohet se CD-të e saj shiten në Europë. “Nuk jam e vetme”, saktëson Ismajli. “Isha e vetme para katër vitesh, por tani janë dhe të tjerët që kanë dalë në këtë treg, e që na bëjnë krenar”. Në po këtë intervistë, Adelina Ismajli paradoksalisht i jep munxët Eurosong-ut, ngaqë “në këtë festival ndodh që shtete sllave të votojnë për njëri-tjetrin apo shtete nordike të votojnë për njëri-tjetrin, gjë që është cinike. Nuk do të shkelja aty për asgjë në botë.”
Por pjesa më interesante e intervistës ka lidhje me pjesëmarrjen e parë në festivalin e këngës në RTSH në vitin 1997. “Kalonim me gomone natën nën hundët e ushtarëve serbë, që të vinim në festivale dhe na merrnin prindërit në paraburgim sa ktheheshim për shlyerjen e vulave doganore të Shqipërisë nga pasaporta. Vinim dhe aty për aty harrohej çdo vështirësi. Një nga kujtimet më të ndyra mbetet kur njëri nga ‘të mëdhenjtë’ e festivalit mori mikrofonin gjatë provave dhe filloi të mbante moral mbi ‘bastardimin kosovar të muzikës’. Isha më e reja nga kosovarët dhe nuk më takonte të flisja, por asnjë nga kolegët kosovarë nuk po thoshte asnjë fjalë. Kishin ulur kokat të skuqur. E revoltuar, ia mora mikrofonin nga dora dhe ulërita: ‘Se mos do të të mbajë në mend kush çfarë llomotit ti ore fitues i San Remos! Ne jemi një dhe një do mbesim edhe në muzikë, por mua do më mbash në mend sa të jesh gjallë, kurse unë ty jo’. Aspak nuk ndjehesha fituese pas kësaj. Qaja në hotel pa fund.”
Nuk e thotë emrin e “atij të madhit”.
Re.Pu.
Comments
Ka bere shume mire qe nuk e

Ka bere shume mire qe nuk e ka thene emrin e atij te madhit. Sot, ky, do jete po ne ndonje pozite te madhi dhe po ta pyesi dhe vete Adelina do thote: "...s'kam thene ashtu".

Kush eshte ai o Adelina

Kush eshte ai o Adelina --Thuaja emrin se do vete une dhe ti jap nje peshtyme ne surrat

----Apo sa te medhenj jane ata , lere mos e pyet se te hapin barkun kur kendojne ......

Ndoshta ka pase te drejte ai

Ndoshta ka pase te drejte ai 'i madhi' ? se ti ke perfaqsu 'zhveshjen' kosovare aty, se kengen kosovare jo se jo.

Nuk e kuptoj perse e kane

Nuk e kuptoj perse e kane fyer ate duc !

ai i madhi nuk ka faj,sepse

ai i madhi nuk ka faj,sepse ai perfaqeson kulturen dhe shpirtin shqiptar,ne ndryshim nga ti qe perfaqeson muziken osmano-sllave dhe lakuriqesine e paturpshme.

Problemi yne eshte se cdokush i thote vetes shqiptar dhe kur nuk e meriton te jete i tille.Ti je vetem nje shqipfolese e asgje me shume.

Shqiptar te ben mbi te gjitha kultura shqiptare.Ne shqiptaret krenohemi me Nexhmije Pagarushen,Dervish Shaqen,Vace Zelen,Bik NDOJEN,kengen labe apo kabane epirote,por na vjen turp te bejme pjese ne nje kope me individe si ti Adelina,sinan hoxha,meda,bujar qamili,haxhi qamili,sali berisha.

Add new comment