Menduh Thaçi: Ahmeti në 2001 bëri një revolucion të kuq; Maqedonia e sotme është fashiste

Politikani shqiptar i Maqedonisë, Menduh Thaci, ka qenë i ftuar mbrëmë në Ilva Tare Tonight, dhe ka dhënë një varg deklaratash të forta. Duke komentuar karfosjen ndëretnike atje, Thaçi ka thënë se “Maqedonia është shtet artificial dhe shtet eksperimental”. Madje, pak më poshtë e ka quajtur një shtet fashist: “Nazistëve dhe fashistëve asnjëherë Hitleri nuk u ka thenë që jeni të lirë të vrisni; thjesht rriste dozën nacionaliste [të propagandës]”. Për herë të parë, ai bën me dije se mban anën e Greqisë në çështjen e emrit të Maqedonisë, se këtë ia ka thënë dhe Gruevskit, dhe se bash për këtë janë prishur. Po me Ali Ahmetin? Nuk i kurseu spicat as për rivalin e tij shqiptar. “Nuk e diskutoj që Ali Ahmeti është i paaftë, mirëpo e vlerësoj ketë tentativën e tij për të mashtruar publikun hapur. Në vitin 2001 dikush u tha [shqiptarëve], që unë ju clirova, e në 2012 shqiptarët po rrihen. Nga shumë njerëz quhej clirim, nga unë quhet tradhti dhe revolucion i kuq. Mendoj se perkulja, mposhtja e BDI-së ndaj pushtetit sjell këtë dhunë ndaj shqiptarëve.”
Re.Pu.
Comments
...ne te cilen Maqedoni, ti

...ne te cilen Maqedoni, ti nuk le gje pa bere e nuk i fitove zgjedhjet, per te hy ne nje parlament 'fashist', per te krijuar bizneset e tua fashiste (legale pas fitimit te votave), per t'iu binde nje sovrani (kryeministri) fashist, per te bere bla bla fashiste, po populli 'fashist' shqiptar nuk te dha besimin. Integrohu more integrohu me keta 'fashistat' se ske rruge tjeter. Shpalle nje date kur do behesh njeri, te vijme te ta urojme.

PDSH-ja eshte nje organizate

PDSH-ja eshte nje organizate kriminale e Menduh Thaci kriminej dhe hajdut.

BDI-ja eshte nje organizate hajdutesh gjysem analfabet ndersa Ali Ahmeti nje person me

veshtirsi te shprehjes!

Zoti te na ruaj neve Shqiptareve te Maqedonise!

Bravo Menduh Thaci

Bravo Menduh Thaci ! Shume i sakte ne ato qe thote .--Por lideret shqiptare ne Maqedoni nuk duhet te zihen me njeri tjetrin , por te behen bllok sebashku kunder politkes kriminale te sllavo maqdeonasve

Menduhu cuditerisht flet

Menduhu cuditerisht flet me te njejten gjuhe qe fliste Ahmeti kur ishte ne opozite!

Mos valle i vine mend kur nuk kane pushtet ketyre nerregateve...?

Zoti Medu sa kohë të vazhdoni

Zoti Medu sa kohë të vazhdoni të ziheni me njëri tjetrin Maqedonasit do festojnë dhe me të drejtë thonë se nuk jemi të zotë të bëjmë shtetë dhe për të ndryshuar kjo është e thjeshtë të bëhet të shikoni në radhë të parë se çfarë ju bashkon dhe në fundë se çfarë ju ndanë dhe në qoftëse nuk shikoni dritë në horizond bëni gjënë më të thjeshtë dorëheqjen mbase tjetri mund të shikojë dritë në harizond

Add new comment