Një ‘këshilltare sexy’ e informon Bashar al-Assadin lidhur me gazetarët në Homs

Postuar në 16 Mars, 2012 14:51

Email-at e zbuluar e të publikuar të Presidentit Bashar al-Assad, përveç këputjeve të lidhjeve të tij, e të familjes së tij, me realitetin, tregojnë dhe një fakt interesant: gjatë këtyre muajve ai nuk ua ka vënë fare veshin ndihmësve e këshilltarëve të tij meshkuj, që i ka pasur pranë gjithë ditën e ditës, por ka qenë më i prirur të dëgjojë me kujdes “femra të jashtme, këshilltare të improvizuara në këto kohë të vështira për të”. Një nga këto ka qenë dhe Hadeel al-Ali, një grua siriane e diplomuar në SHBA (“e zgjuar, e ëmbël dhe sexy”, thuhet në the Guardian), që rezulton e marrosur pas diktatorit sirian, pas pamjes, karizmës e inteligjencës së tij. Në një nga email-at, që ajo ia dërgonte në një llogari private të rezervuar për shumë pak vetë (për gruan Asma e për një duzinë miqsh të afërt të tij), ajo e informon se në qytetin rebel të Homsit kishin hyrë dhe gazetarë perëndimorë (ajo i përmend korrespondentin e BBC-së, Paul Woods). Kjo është provë e faktit që ai e ka ditur se në atë qytet, që e ka bombarduar pa pushim kohët e fundit, ka patur dhe gazetarë të huaj, e prandaj vrasja e reporteres së gazetës Sunday Times, Marie Colvin, dhe e fotografit francez, Remi Ochlik, është një gjë që s’ka alibi.

The Guardian i ka kushtuar vëmendje sot militantes rishtare në favor të regjimit, që shumë shpejt arriti të bëhet beniaminia e boss-it të vet. Por për portret mezi kishin gjetur një foto flou (është kjo e shënimit tonë), pasi të tjerat ishin hequr nga facebook-u menjëherë pas publikimit të email-ave.

Re.Pu.

Comments

Submitted by G.G. (not verified) on

<p>Po dashnoret tuaja, kur do i nxirrni ju ketu? Apo e keni hallin vetem te Bashari.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.