Rama takon Bell-in e FMN-së. Flasin për borxhin dhe ndryshimet në buxhet

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama takoi sot në New York përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Gerwin Bell. Rama e konfirmoi takimin me Bell-in nga profili i tij në rrjetin social Twitter, ku shpjegon edhe temën e diskutimeve, e cila është përqendruar tek ulja e borxhit si edhe rishikimi i buxhetit të shtetit nisur edhe nga treguesit shqetësues fiskalë të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave. Ja se ç’shkruan kreu i opozitës: “Konsultë shumë e kënaqshme në NY me Gerwin Bell-in nga FMN-ja. Domosdoshmëri për politika realiste ekonomike dhe fiskale. Në fokus, ulja e borxhit. Një rishpërndarje e drejtë e të ardhurave, zhvillimi rural, arsimi profesional si bazë për nxitjen e investimeve prodhuese, tema të konsultës. Rishikimi rigoroz i buxhetit në kuadrin e të dhënave shqetësuese të dy muajve të parë të vitit, një nevojë që duhet trajtuar sa më parë”.
Re.Pu
Comments
If what the Leader of
<p>If what the Leader of Socialist Party says is true - than the Head of IMF in Tirana should be fired reight away - because now one at IMF is allowed to discuss nor endorse any political party or campaign propaganda. IMF can only work with recipient government and its work should be limited to its mandate. Mr. IMF Albania should immediately reject Edi Rama's Socialistic and Communist agenda - otherwise he should resign from his position. </p><p> </p><p> </p>
Add new comment