Berisha i kundërpërgjigjet Ramës në lidhje me rezultatin e 2013-ës

Postuar në 16 Mars, 2012 05:59

Sali Berisha mblodhi sot krerët lokalë të PD-së dhe të gjithë grupin parlamentar, për përgatitjet e festimeve me rastin e 20-vjetorit të fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit të 1992-it. Ai u deklaroi të vetëve se, në qershorin që vjen, PD-ja do të përsërisë fitoren e madhe të atij marsi të largët. Kjo deklaratë e Berishës vjen një ditë pasi Edi Rama deklaroi në një intervistë ekskluzive në TV Klan (televizioni privat më pro-Berishë), sa vijon:  “Jam i bindur që qeveria dhe kryeministri e kanë të pamundur të marrin një mandat të tretë për një mijë e një arsye që lidhen me gjendjen e vendit, me atë ç’ka jetojnë familjet shqiptare dhe për shqiptarët ka kohë që ka ardhur koha për ndryshim”.  Ai shtoi se “koha për ndryshim ka ardhur si një këmbanë e fortë që do të zgjojë dhe shumëkënd nga ata që deri dje kanë menduar se mund të qëndrojnë jashtë këtij procesi”.

Dallohet qartë paralelja që Rama ka hequr mes “kohës për ndryshim” të para-zgjedhjeve të 2005-ës dhe këtyre të pritshmeve të 2013-ës. Ndërkohë, është vështirë të gjesh një paralele mes zgjedhjeve të marsit 1992 dhe zgjedhjeve të 2013-ës. Atëhere PD-ja mori votën masive të një elektorati që donte të hiqte nga pushteti një parti që kish qeverisur për pothuaj gjysëm shekulli. Ndërsa tani i duhet të mbajë pushtetin pas 8 vjetëve në pushtet, të perceptuar masivisht si i korruptuar. Koalicioni i udhëhequr nga PD-ja mori rreth 67% të votës popullore në vitin 1992. Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare (2009), koalicioni i udhëhequr prej saj mori vetëm 47% të votës popullore.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Nuk ka arsye pse Berisha mos realizoje nje fitore me te madhe se ajo e 92&#39; per sa kohe rezultati vendoset ne tavoline dhe jo ne kutite e votimit.</p><p>Ferdinad Pone do beje nje sforco te fundit per te varrosur perfundimisht demokracine ne Shqiperi .</p>

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Zaloshnja paralele nuk do te thote ti&nbsp; fitosh, por ti vjedhesh edhe njehere me cdo lloj cmimi.......me banda apo me KQZ duke ndryshuar procesverbalet dhe rregullat ne tavoline....Pra Saliu kupton Vjedhje te Madhe......kjo eshte Kambana qe Bie , dhe Rama kur nuk diti te mbronte dhe nuk pati guximin, &nbsp;Rezultatin sy per sy ne tavoline cpret me..... Thjesht mbetet nje Zhurmues asgje me Teper.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.