Edhe në këtë fushatë do t’i mëshojnë identitetit ‘mysliman’ të Obama-s

U duk për ca kohë se diskutimet mbi identitetin fetar të Barack Obama-s u mbyllën; u duk pra se të gjithë ‘ranë dakord’ që Obama është ai që ai thotë se është në pikëpamje fetare, dmth një i krishterë. Por s’është tamam kështu. Feja e Obama-s do të jetë dhe në këtë fushatë një element i fushatës presidenciale. Agjencia e sondazheve ‘Public Policy Polling’ ka intervistuar zgjedhës republikanë në Mississippi e Alabama, të cilat janë stacionet elektorale të radhës në kampin republikan. Dhe rezultati është befasues lidhur me çështjen në fjalë. Në Alabama vetëm 14% e republikanëve besojnë se Obama është kristian. 41% janë të pasigurtë, ndërsa pjesa tjetër, 45%, janë shumë të sigurtë, që Obama është mysliman. Në Mississippi shifrat janë edhe më goditëse. 12% besojnë se Obama është i krishterë, 36% janë ndërdyshës, dhe 52% besojnë se Obama është mysliman.
Ka pasur edhe ndonjë deklaratë elektorale që ka riaktivizuar paranoja të tilla. Kandidati Rick Santorum, më 18 shkurt, tha në një tubim në Ohio, se “në këtë mes nuk flitet vetëm për vende pune e vetëm për cilësinë e jetës; jo, flitet dhe për ideale dredharake, për një teologji dredharake; e kuptohet, jo për një teologji të bazuar në Bibël”. Aluzioni ish i qartë. Obama nga ana e vet i është rikthyer kësaj çështjeje për herë të fundit në gusht të vitit 2010, kur në një intervistë televizive në NBC i ra fare shkurt duke thënë: The facts are the facts. Mesazhi: unë jam i krishterë, dhe pikë; të tjerët të mendojnë ç’të duan.
M.N.
Comments
Cfare pret nga plehra qe
<p>Cfare pret nga plehra qe valevisin akoma flamurin e Konfederates neper vende publike dhe shkojne ende neper takimet e KKK.</p>
Add new comment