Letër kryeministrit nga Uran Deliu, që në Gërdec humbi gjashtë vetë të familjes

Shqipi publikon një letër që një banor i Gërdecit, Uran Deliu, i dërgon kryeministrit Berisha, dhe i kërkon të mbajë premtimet që vetë kryeministri i ka bërë ditën që e ka ngushëlluar. Urani ka humbur në Gërdec djalin 4 vjeçar, nusen shtatzanë, vëllain, nënën, babain dhe vajzën e dajës. Siç shihet është një gjëmë brenda gjëmës së madhe.
Nga letra merret vesh se në atë vizitë ngushëllimi, që është bërë në një shtëpi të dikujt tjetër (Deliu nuk ka ende shtëpi; shtëpia iu dogj në Gërdec), Berisha i ka premtuar 1. Vlerësimin e shtëpisë; 2. Paratë për ndërtimin e një shtëpie tjetër në një tokë që do ta gjente vetë Uran Deliu; 3. Punë për të gjithë ata që kanë mbetur gjallë, por askush nuk është në punë; 4. Ndihmë ekonomike, që na është prerë; etj.
Asnjë premtim s’ka mbajtur. Uran Deliu thjesht ia risjell në vëmendje në këtë letër, që është shkruar në mënyrën më të përunjur e më të kujdesshme të mundshme (“kam akoma besim tek ju, zoti kryeministër”, shkruan Deliu; ndërsa për Nishanin thotë me mirënjohje se “i ka qëndruar afër ato ditë të fatkeqësisë”).
Re.Pu.
Comments
e dashka edhe ky nje dore ne

e dashka edhe ky nje dore ne sup...

Kur njeriu ka nje hall nuk

Kur njeriu ka nje hall nuk do vetem nje dore ne sup e nje fjale ngushelluese, por do dhe dicka me shume: Do fjalembejtjen, besen e fjales se dhene, do dhe ndeshkimin per 'prehjen e shpirtrave' te tjere. Ironi ne fatkeqesi konsiderohet ofendim, perdhosje, trazim 'eshtrash e e shpirtrash, 'shkelje mbi varre'...Nuk ka vend politika mes te larguarve nga 'drita e diellit' per 'tekat' e saj dhe as 'per nje grusht dhe' me mermerima per te perfituar dicka...Ngaterrojme 'brishtesine' njerezore me 'ashpersine' politikore...Gabim i rend ky, dhe sidomos per disa qe 'nuk i ze gjumi' per polisin...Andej nga ne i thone afersisht 'po mbolle ere furtune do korresh', keshtuqe me mire le te 'mbjellim' lule ne kujtim te tyre dhe jo 'dore ne sup' e 'gishtin ne sum' pas atyre tre pikave...

Koment i keq i re.pu.

Koment i keq i re.pu.

Pse koment eshte ky? ky eshte

Pse koment eshte ky? ky eshte lajm

Dhe asnje premtim s'ka per te

Dhe asnje premtim s'ka per te mbajtur Berisha. Mjere ata qe jane ne dore te babait te kriminelit qe i vrau.

Jemi njerez te bute sepse ne vende te tjera do te kishin bere vetegjyqesi njerezit me kete tallje qe u ben shteti dhe drejtesia.

Berishes i jane falur shume krime pas '97. Te shohim nese kesaj radhe opozitat (PS, Topi, Spahiu) do tia falin Berishes e familjes se tij prape krimet.

Add new comment