Rama: PD-ja po çahet më tresh nga ai që “u plak e dorë nuk hoqi”

'Diversiv' mund të quhet shkrimi i Ramës, që nesër publikohet në të përditshmet shqiptare. Po paradoksalisht luan me një të vërtetë: çarjen e pritshme në PD. Rama e quan “çarje më tresh”, por në mos më tresh, do të jetë më dysh. “Bamir Topi mik i PS-së?”, vë në pyetje Rama akuzën e demokratëve. Dhe përgjigjet: “Si mund të jetë mik i PS-së, ai që gjodhi Prokuroren e Përgjithshme me pëlqimin djathtas e me asnjë konsultë as edhe thjesht formale majtas, ai që pranoi si normale zgjedhjet e vitit 2009, ai që dënoi bojkotin tonë parlamentar, ai që ndenji si mur i heshtur në kohën e përçapjeve të komunitetit ndërkombëtar në selinë e tij për të ndërmjetësuar krizën politike, ai që shpërfilli grevën e urisë së plot deputetëve e qytetarëve për votën e lirë, ai që, pa pyetur asnjëherë opozitën, i propozoi parlamentit kandidatura deri edhe të papranueshme gjykatësish kushtetues e të lartë të lidhur me Sali Berishën, ai që propozoi dy kandidatura njëra pas tjetrës për Kontrollin e Lartë të Shtetit, njërin më pëdëist se tjetri, ai që rimandatoi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë duke synuar votën djathtas, ai që, edhe në 21 janar nuk drejtoi gishtin mbi vrasësit me pushkët e shtetit dhe urdhëruesit e tyre në godinën e Këshillit të Ministrave.” Ndërsa për “të majtin tjetër” thotë se “[Spahiu] u rebelua politikisht jo sepse ka ndonjë fije që e lidh me opozitën e sotme e aq më pak me Partinë Socialiste, po sepse si shumëkush në Partinë e vjetër Demokratike e gjeti veten jashtë rrethit të stërngushtuar të interesave të oborrit familjar e klanor të Saliut”.
Të dy këta, thotë Rama “ia kanë prishur përfundimisht gjumin dhe busullën Sali Berishës pikërisht sepse s’kanë lidhje me të majtën e me Partinë Socialiste”. Shkaku i kësaj çarjeje më tresh, përfundon Rama, është ai vetë, që “u plak e dorë nuk hoqi” si sekretar komunist me vese i PD-së.
Re.Pu.
Comments
Do mendime mbi editorialin e

Do mendime mbi editorialin e rradhes.

Eshte shume interesante kenaqesia qe Edi Rama po ndjen me ngjarjet e reja ne hapesirat politike te djathta shqiptare. Thuajse nga paaftesia e tij per te mposhtur Berishen me vete, po fton ne beteje edhe Topin&Co me Spahine. E quaj shume te rendesishem kete fakt sepse tregon qartasi situaten e deshperuar qofte ne PD qofte ne PS. Madje vete Edi me artikullin e tij eshte prova. Le te shpresojme qe Topi&Co dhe Spahia te kapin rastin e rralle qe u jepet…

Edi flet per “armiqtë e sundimit të Saliut në vitet ’90, të cilët u masakruan nga propaganda e tij asokohe dhe sot janë sistemuar në prehrin e kryeministrit pasi u kthyen me bisht ndër shalë në PD-në e vjetër duke thirrur pa pikën e turpit “Dum Babën!””. Eshte shume e pandershme nga ana e tij te tallet me te tere disidentet e PD-se sepse ka plot prej tyre qe nuk jane shitur ndaj Saliut. Nderkohe nuk mund te thuhet e njejta gje per PS-ne. Te vetmit qe nuk jane shitur tek Edi jane Nano dhe Islami. Te tjeret i ke prape aty prane Liderit te Madh, kokeulur duke pritur 2013-en.

Kritikon Bamir Topin si nje president i anuar djathtas. Nga e doje ti te anonte? Nuk me duket se keni pasur kurajo ndonjehere te kritikoni Meidanin apo Moisiun. Po valle miku yt i ri Nano per te cilin po punoni paksa, nga do te anoje nqs. zgjidhet?

Shpesh e me shpesh e cileson Berishen si komunist. Eshte mese e vertete. Dhe mund te thuhet goje plot qe eshte i juaji, eshte bir i PPSH-se po aq sa Nano dhe te tjere anetare te kryesise se partise qe ti drejton. Eshte po ky Berishe qe eshte sot i plotfuqishem, qofte ne aspekte politike qofte ekonomike. Dhe ti po vuan shume per ta hedhur poshte. Dhe ti ke treguar plot here qe ke frike ta luftosh ne ate pike qe ai vuan me shume: qenia e tij komunist. Publiku qe voton PD-ne eshte mjaftueshem injorant. Kur sheh qe ka te persekutuar qe votojne Berishen (shih Top Story dt.08.03.2012 me Simon Miraken qe shpreh dashurine e tij per Salen) a nuk te vjen nder mend t’i japesh nje dore Bamirit&Co e te tjereve duke demaskuar ekzistencen komuniste te Sales? Ai ka mbushur PD-ne me spiuna e me te tjere kelysha komunistesh. Mjafton te japesh drite mbi disa ceshjte te tilla ku une besoj qe ju te PS-se dini mjaftueshem shume dhe do te nxisje nje proces te shkaterrimit te PD-se me shpejt se ti c’pret nga vete Bamiri. E di qe te leverdis nje e djathte e shkaterruar dhe e ndare tresh sic shprehesh e dhe vete. Por kjo do te thote te rezikosh si me 2008-2009 kur nuk perdore Gerdecin sa duhej dhe firmose 21 prillin.

U tregove naiv atehere, mos humb rastin sot!

Ciao!

do mendime mbi mendimet e

do mendime mbi mendimet e tanit: se pari, nuk ka asnje figure politike ne 20 vjetet e fundit, qe te kete futur hundet me shume sesa sali berisha, matane gardhit te shtepise se vet. sot e gjithe diten nuk ka burre me ngaterrestar dhe provokues, kur vjen fjala per te komentuar perplasjet apo rivalitetet brenda opozites. qysh kur ishte ne opozite, vetem me kete merrej ne gjysmen e daljeve publike. se dyti, nuk me duket dicka anormale nga ana e nje kundershtari politik, qe kur ben sherr kreu i partise me ish numrin dy, sot president, te mos mundohet te perfitoje politilisht per vete. qe edi rama ka dobesi dhe ben gafa aty ku eshte, kjo nuk diskutohet. por nuk mund te diskutohet as fakti qe e djathta po hyn ne nje faze delikate, me zgjedhjet perpara, bamirin e kreshnikun kunder dhe berishen te lodhur nga maratona...

une nuk po i kerkoj Edit te

une nuk po i kerkoj Edit te mos perfitoje nga momenti. une po e nxis te perfitoje me shume duke i dhene shkelmin e fundit Berishes, ne trio me Bamir&Co dhe Kreshnik. Qe te arrihet kjo Edi duhet te analizoje vetveten dhe te kuptoje ku ka gabuar keto 4 vitet e fundit (le te themi qe nga 15 marsi 2008). Po gaboi prape thjesht do te ngaterroje edhe punet e te djathtes se re. Dhe kjo me kujton Nanon e viteve 1997-2001 qe nuk lente rast pa ndihmuar Berishen ne problemet e brendshme te PD-se (kush e mban mend, sepse eshte histori e vjeter). Le te marrim per shembull ligjin e zgjedhjeve. Nqs. Edi realisht deshiron qe e djathta e re ti mari vota Berishes, atehere do ndryshuar ligji. S'ka tjeter variant. Per momentin duket sikur ai do te vazhdoje me te njejtin gabim te 2008-2009. Kjo eshte panorama sot miku im. Hapni syte o socialiste se armikun e keni brenda jo te PD. Saliu eshte kundershtari me i lehte qe PS ka pasur ndonjeehre dhe qe do te kete, pikerisht per marrezite pa fund qe ai ben. Tjeterpune se PS s'po di ta rrezoje.

Ciao!

hajde pergjigje hajde, me e

hajde pergjigje hajde, me e gjate se shkrimi te cilit i pergjigjet.

Përshëndetje Tani97. Ndihma

Përshëndetje Tani97.

Ndihma më e mirë që mund ti jepte Rama Topit ishte ta shante një çikë, që njerëzit të mos mendojnë se Bamiri është nëndetëse e PS-së, sidomos nëse delegatët e Topit po përpiqen në kohën që po flasim të tërheqin afër vetes kuadrot e PD-së në bazë. Nëse disa kuadro kishin dyshime për partinë e Topit, një top balte nga Rama i bind ata se Topi është i djathtë.

Dhe paragrafin për Bamirin e mbylli me lëvdata të djathta: (Pak surrealiste në një shkrim kritik por aty është.)

"Bamir Topi asnjëherë s’e ka fshehur as si president se angazhimi i tij politik ka në fokus pronarët, të përndjekurit e regjimit komunist dhe në përgjithësi vlerat e pikëpamjet e asaj pjese të shoqërisë që zemrën e ka djathtas."

Edhe AKZ-në e shau por e shau pak më rëndshëm si nacionalist e si mik të Azemit (ca votues e kanë për kompliment, ca për sharje). E duke kujtuar se Spahiu mbron edhe interesat e "komunistëve të ndershëm" (të djathtët do ta shijojnë këtë).

Rama analizat i bën mirë dhe shkrimet i godet, vetëm kur vjen puna te veprimi nuk e di pse hutohet.

Besoj se një koalicion i PS me Topin a Spahinë do të ishte dhuratë e helmuar për ta, sepse do u hiqte çdo besueshmëri. Do të shohim në zgjedhjet e ardhshme sa ka arritur Topi të tërheqë nga baza e militantëve demokratë.

Shëndet

bla bla bla bla e

bla bla bla bla e rradhes.

Nuk ka byth Ed Rama me mund as nje pd as tre pd,nuk eshte i zoti ne kete pune.Qe ta mundesh saliun duhet ti dalesh ballazi drejt per drejt,ndersa ed rama nuk i ka dal ball per ball as ne tv as ne tryeza, as ne parlament(biles zgjodhi bashkine dhe jo parlamentin ne 2009) as ne mitingje e protesta( me 21 janar qytetaret protestonin te kryeministria, ed rama rrinte te ura e lanes), i mbani mend mitingjet e pd ne vitet 1998-2005 si te ishin me 5000 vete si me 100 vete saliu rrinte ne balle. Problemi eshte se ed rames pushtetin gjithmone ja kane falur: minister e beri nano, kryetar bashkie e beri nano,prap kryetar bashkie e beri meta,kryetar partie e beri gramozi.........................dhe tani pret qe kryeminister ta beje bamiri me spahiun!!!!!!!!!!!

Qe ti marresh karrigen e kryeministrit sali berishes duhet te luftoje ps me ty Ed Rama ne krye,kjo eshte lufta jote dhe jo lufta e bamirit spahiut ngjeles e ndokes.

Po prite nga bamiri dhe spahiu qe te mundin salen gjate opozite.

aaaa se harrova e ke nje shans......vetem po vdiq sali berisha..................por me shendetin qe ka zor se ndodh deri ne 2013...............

Rama po merret me punet e

Rama po merret me punet e PD;nuk e kam pasur keq kur mendoja se kryetar me perfekt per PD mbetet vetem Edi Rama,por te djathtet na bene puç dhe na futen kryetar te se majtes nje te djathte 100 kilesh.

Më se e drejtë u plakë dhe

Më se e drejtë u plakë dhe mëndë nuk vuri zoti e faltë se hallau nuk e di

Ju mendoni se behet vera me

Ju mendoni se behet vera me domate?

E keni harruar se nga domatet e shtypura del vetem salce?

Perpara se te flisni per keta drejtues "partish" duhet te analizoni dhe te merrni ne konsiderate :

Nga cilat prinçipe etike udhehiqen?

Kush jane reformat qe duhen bere?

Kush jane mjetet qe duhen perdorur per trasformimin politik te vendit?

Kush duhet te qeverise?

Cila forme e Globalizmit do te ishte e pershtatshme per Shqiperine? ,qe te mos behet vetem nje "Shprehje Gjeografike".

Shqiptaret dhe Shqiperia ,a nuk jane valle e njejta gje?

Kundervenia e ka forcen tek kritika jo tek propozimi,nese nuk punohet toka thelle dhe nuk mbillen filizat e rinje,zore se kemi per te pire "vere" te mire.

Nuk kam asnje gje me "rakine",ate dime ta bejme shume mire.

A e dini se kush eshte e mira e rakise? Ajo pihet me......................................................................................

Add new comment