Pas Ukrainës, Rusia nis stërvitjen ushtarake dhe mbrojtjen e ishujve Kurile, të pretenduara nga Japonia

Postuar në 26 Mars, 2022 13:12

Ndërkohë që në Perëndim zhvillohet ndërhyrja në Ukrainë, Kremlini ka urdhëruar nisjen e një stërvitjeje ushtarake në Lindje, në ishujt Kurile, për të cilat ka një negociatë të pambyllur me Japoninë që nga fundi i Luftës II Botërore. Sipas njoftimeve mediatike stërvitja e parashikuar në distriktin lindor përfshin 3000 trupa dhe zhvillohet në veriperëndim të Paqësorit në një zonë që është pjesë e negociatave dhe kundështive mes të dyja vendeve.

Operacionet e kryera në kuadër të kësaj stërvitjeje përfshijnë ato të parandalimit të zbarkimit të trupave duke përdorur artileri dhe dronë. Po kështu njoftohet dislokimi i sistemeve raketore “Bastion” në ishullin Matua

Stërvitja ka një kuptim simbolik dhe politik pasi zhvillohet pak ditë pas Moska njoftoi ndërprerjen e negociatave me Japoninë për Kurilet që pretendohet të çojë në nënshkrimin e një Traktati Paqeje mes të dyja vendeve. Vendimi pasqyron reagimin ndaj politikës së Tokios që i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, të adoptuara nga Perëndimi dhe shërben këtu si mesazh edhe për politikën e Japonisë në Paqësor ku ka probleme serioze potenciale me Kinën.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.