sistemi raketor bastion
Pas Ukrainës, Rusia nis stërvitjen ushtarake dhe mbrojtjen e ishujve Kurile, të pretenduara nga Japonia
Ndërkohë që në Perëndim zhvillohet ndërhyrja në Ukrainë, Kremlini ka urdhëruar nisjen e një stërvitjeje ushtarake në Lindje, në ishujt Kurile, për të cilat ka një negociatë të pambyllur me Japoninë që nga fundi i Luftës II Botërore. Sipas njoftimeve mediatike stërvitja e parashikuar në distriktin lindor përfshin 3000 trupa dhe zhvillohet në veriperëndim të Paqësorit në një zonë që është pjesë e negociatave dhe kundështive mes të dyja vendeve.