Tension fetar në Shkodër për kishën-xhami në Kalanë e Rozafës

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 13:23

Ajo që po ndodh së fundmi në Krodoba me konfliktin për emërtesën e një monumenti që është edhe xhami edhe katedrale katolike, përsëritet në mënyrë më të tensionuar edhe në Shqipëri. “Shqiptarja.com” raporton se monumenti kishë-xhami që ndodhet në Kalanë e Rozafës, mund të çojë në përplasje fetare në Shkodër, pasi të dyja komunitetet pretendojnë pronësinë dhe të drejtat mbi të. “Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër organizoi meshën e shenjtë në atë monument që pretendon se është një kishë për të nderuar pikërisht pajtorin që mban të njëjtin emër, Shën Shtjefnin. Shën Shtjefni është i nderuar si nga kisha katolike, ashtu edhe ajo ortodokse, si martiri i parë i krishterimit, i pari që dha jetën për të dëshmuar fenë në Krishtin dhe për përhapjen e Ungjillit, raporton "Shqiptarja". Edhe këtë vit kisha katolike pasi ka marrë lejen përkatëse në Ministrinë e Kulturës, objekt së cilës i përket ka kremtuar meshën e shenjtë që u kremtua nga padër Gazmend Tinaj i njohur për qëndrime të forta të tij thuajse në të gjitha daljet publike apo kremtimet e meshave. Ceremonia solemne në kalanë “Rozafa” nga kisha katolike ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të myftnisë së Shkodrës përmes faqes zyrtare të saj në Facebook. Padër Gazmend Tinaj përpara besimtarëve të krishterë shënjestroi teksa tha se kisha së cilës i kanë mbetur vetëm rrënojat, është një simbol për të krishterët e madje aty afër sipas një harte të para 537 viteve kanë qenë edhe dy kisha të tjera”, shkruan gazeta duke iu referuar ngjarjes. Mirëpo këto pretendime nuk pajtohen me ato të Myftinisë, e cila e quan monumentin si Xhamia e Mehmet Fatihut. “Xhamisë së Mehmet Fatihut në kalanë e Shkodrës, nuk ia ndryshon dot identitetin leja e dhënë nga Ministria e Kulturës për ceremoninë e sotme fetare! Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të promovojmë kulturën e harmonisë ndërfetare, respektimin e lirisë së besimit dhe praktikimin e tij, pa cenuar caqe e kufij, ndjesi e shenjtëri, përtej këtij realiteti, ku dikush shfrytëzon shumëçka në dëm të një domosdoshmërie sociale! Ata që lejojnë këto veprime, janë të papërgjegjshëm, cinikë dhe nxitës të përçarjes, dëmet e së cilës, vetëm Një Zot e di se ku mund të çojnë! Njëkohësisht, distancohemi nga kushdo që kalon cakun dhe nxit prishjen e ekuilibrave, në emër të Zotit dhe të fesë”, thuhet në deklaratën e myftinisë në Facebook.
https://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/shkod-r-debati-p-r-objektin-kish-...

Comments

Submitted by Shtjefen HOXHA (not verified) on

Problemi ne kalane e Shkodres, kamkohe qe eshte krijuar, dhe deri me sot, nuk ka dale ndonji specialist, i fushes perkatese, qe te jape nje zgjidhje te pranueshme nga te dyja palet (myslimane e katolike).
Do te isha i mendimit qe, duke shfrytezuar qenien e MYFTIUT te Shkodres, me nenen katolike e baben mysliman, kjo kishe- xhami apo xhami - kishe, nje jave apo muaj te jete xhami, ne fene e TET dhe, nje jave apo muajin tjeter, ne fene e S'AMES.
Kjo, do te ishte zgjidhja me oportune.
Pershendetje.

Submitted by edver salmagari (not verified) on

Krenet e te dy besimeve duhet te merren vesh, e te mos lejojne ceremoni qe mbartin ambiguitete ne vetvehte. Mos lejoni te esklalojne keto situata, se keni me ia pa te gjith sherrin. Perderisa simbas gazetes "... madje aty afër sipas një harte të para 537 viteve kanë qenë edhe dy kisha të tjera", shfytzojeni kete fakt dhe mos ngulni kembe ne tuajen vetem - kerkoni e gjeni kompromis.

Nga ana tjeter, o te nderuar klerike, mos i çoroditni grigjat me objekte te diskutueshme kulti. Perkundrazi ngjallni shpresen e dashnine, çojeni lajmin e mire te pa-perlyem ne zemrat e mendjet e njerezis.

Submitted by Kolec BAHCALLEKU (not verified) on

Derisa kjo kishe- xham apo xhami - kishe, eshte brenda teritorit te kalase se Shkodres, ne pronesi te shtetit (te Institutit te Monumentevente Kultures), eshte shume e thjeshte, duke mos lejuar asnjerin nga perfaqesuesit e te dy kulteve te organizojne aktivitete fetare.
Ketu, duhet te nderhyje patjeter shteti.
C'ben Prefekti i Shkodres ?
Kjo gje, eshte nje mine me sahat, qe po nuk u nderhy qysh tani, mund te pelcase ne nje moment jo te pershtatshem, ndofta edhe i orkestruar nga ndokush, per qellimet e veta te mbrapshta, per te krijuar vater tensioni ne qytetit e Shkodres, me tradita te shkelqyera harmonie fetare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.