Lulzim Basha “i lë” projektet e qendrës në dorë të qytetarëve!!??

Në Muzeun Historik paraqiten projektet e bashkisë për bulevardin e ri dhe për Lanën (lum e quajnë agjencitë e lajmeve; në fakt është një përrua). Dhe këto projekte do të jenë aty të ekspozuara për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët – kështu thuhet në të përditshmen Panorama – nëpërmjet një formulari do të mund të shprehin të gjitha vërejtjet, sugjerimet apo pyetjet që mund të kenë në adresë të këtyre projekteve. Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha – raportohet në Panorama – të gjitha sugjerimet e qytetarëve do të jenë pjesë e rëndësishme e vlerësimit final dhe të përzgjedhjes përfundimtare të projektit fitues.
Ky kontribut i qytetarëve në këtë formë është një pesë me hiç. Dhe premtimi i kryebashkiakur për ta marrë parasysh këtë kontribut në vlerësimet e fundit është një rrenë me bisht. Mund t’na i kursenin këtë demagogji.
M. N.
Comments
Kjo foto eshte nga
<p>Kjo foto eshte nga projekti?? c'eshte kjo rruge ne mes te liqenit??????????edhe liqenin do na e shkaterrojne??????????????</p>
Ato shenimet e qytetareve
<p>Ato shenimet e qytetareve s'ka per ti lexuar askush, por edhe ne i lexofte, nuk do te jete i detyruar as te pergjigjet, as te realizoje ndonje prejt tyre. Por sigurisht qe qytetaret kane besim te plote qe Basha do timarre parasysh, eshte ceshtje mirebesimi, asgje me teper. Perfundimi: Basha do te vazhdoje i qete te ngreje piramidad e tij mbi liqenin e Tiranes, ndersa qytetaret e lumtur do te vazhdojne te shkruajne pallavrat e tyre ne librat muzeale.</p><p> </p>
Është gjynaf që ky Lulilulëzo
<p>Është gjynaf që ky Lulilulëzo të shkojë dëmë ka mendime të shkëlqyera</p>
Add new comment