Lubonja: Miopë ata që mendojnë se nga Edi Rama dhe Sali Berisha do na shpëtojnë ndërkombëtarët

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 12:18

Mbështetja që ndërkombëtarët po tregojnë ndaj nismavetë qeverisë për dekomunistizimin dhe reformën në drejtësi sipas Fatos Lubonjës nuk janë garanci se shoqëria do të shpëtojë nga mentatliteti komunist i politikanëve të saj. Në një shkrim për gazetën Panorama Lubonja thotë se si Sali Berisha si Edi Rama e përdorin dekomunistizimin si kartë përpara ndërkombëtarëve, ndërkohë që kanë të njëjtat probleme në mënyrën e qeverisjes. Sipas tij dekomunistizimin Berisha e bëri me stil komunist, nën parullën “i gjithë pushteti sovjetëve”, për të delegjitimuar, sipas shembullit të luftës së klasave, që i ndante njerëzit me familje të mirë dhe të keqe, ata që nuk e mendonin si ai çdo gjë që bënte ai. "Problemi i dekomunistizimit të Berishës ishte enverizmi në mendjen e tij, ëndrra për t’u bërë një Enver i dytë"-shkruan Lubonja.
Ai thotë se edhe pas njëzetepesë vjetësh, ky është problemi i sivëllait të tij, Edi Rama, pasi edhe ai gjithçka po e bën sipas motos: “I gjithë pushteti Edi Ramës”, apo i asaj tjetrës “Kur themi partia nënkuptojmë Edi; kur themi Edi nënkuptojmë partia”
"Të kesh dyshim për këtë, do të thotë të jesh më shumë se miop politik; sepse këtë ai e ka të shkruar në lulen e ballit të çdo aksioni që po ndërmerr. Ashtu sikurse faktin se për Ramën, të bësh politikë do të thotë të bësh propagandë"-shkruan Lubonja.
Ai shton se pas njëzetepesë vjetësh Shqipëria deri dje e Sali Berishës ka hedhur me Edi Ramën një hap më tej drejt këtij vizioni, sa të frikshëm, edhe karikatureskt të regjimit komunist. "Dhe kush ka shpresë se nga kjo do ta shpëtojnë ndërkombëtarët, është një miop politik i pashpresë"-përfundon Lubonja.

Comments

Submitted by Like Floriri (not verified) on

Mbete duke dhene mendime e opinione, edhe per breket e grave, edhe si bejne seks pilivesat, si milen lopet, si dallohen mizat ne jane meshkuj apo femra, analist, psiloanalist, gazetar, editorialist, feminist, maskilist, si mbillet grure e si korret miser, si tw shkundim hundet, e me nje fjale, te te degjojme ty, e Prec Zogajn. Si nuk u vjen turp ? Jeni bere si Lymi i TUTIT ne vaktit ne Tirane.
Na keni merzitur koken.
Merru vtwm me fizike, per te cilen ke mbaruar shkolle.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po ne kemii kryeministrin qe mezi ka bere nje shkolle pikture(pa formim fare dmth) qe na jep mend e merret me te tera. Drejton dhe qeverin. Kokra e injorantit. Per here te fundit ka bere matematike ne klase te 4. . As ekonomi nuk merr vesh, as politike as ligj. U shqetesove nga Lubonja ti. Fizikant, shkrimtar , mende e lire. Shyqyr qe e kemi se mendo t edegjonim vetem TAN LAMEN dhe Lenc Vangjelin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.