dekomunistizimi
Jashtë politikës me ligj? Demokracia në dorë të Enkelejd Alibeajt
Një burim nga Partia Socialiste i ka thënë Muhamed Veliut dy gjëra: së pari se jo e gjithë partia është me pushime. Dhe së dyti se partia ka ndërmend të nxjerrë nga politika me ligj, Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Qëllimi konsultimeve lidhet me amendimin e ligjit aktual të dekriminalizimit. I njëjti burim thotë për “Top Channel” se amendimi synon përfshirjen e një neni me qëllim despiunizimin e parlamentit.
20 shkurt, "lideri" i opozitës i rekomandon vetes të shfaqet si antikomunist
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, apo asaj çfarë ka mbetur prej saj, ka qenë sot në sheshin “Skënderbej” ku ka firmosur një peticon për dekomunistizimin. Data shënon 20 shkurt dhe ata që kalojnë në këtë vend për të djathtë, e kanë pronësuar atë si të tyren, si përkujtesë të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, një simbol i komunizmit.
Në një prononcim z. Basha ndër të tjera tha:
Lubonja: Miopë ata që mendojnë se nga Edi Rama dhe Sali Berisha do na shpëtojnë ndërkombëtarët
Mbështetja që ndërkombëtarët po tregojnë ndaj nismavetë qeverisë për dekomunistizimin dhe reformën në drejtësi sipas Fatos Lubonjës nuk janë garanci se shoqëria do të shpëtojë nga mentatliteti komunist i politikanëve të saj. Në një shkrim për gazetën Panorama Lubonja thotë se si Sali Berisha si Edi Rama e përdorin dekomunistizimin si kartë përpara ndërkombëtarëve, ndërkohë që kanë të njëjtat probleme në mënyrën e qeverisjes.