Jashtë politikës me ligj? Demokracia në dorë të Enkelejd Alibeajt

Postuar në 17 Gusht, 2022 17:42

Një burim nga Partia Socialiste i ka thënë Muhamed Veliut dy gjëra: së pari se jo e gjithë partia është me pushime. Dhe së dyti se partia ka ndërmend të nxjerrë nga politika me ligj, Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Qëllimi konsultimeve lidhet me amendimin e ligjit aktual të dekriminalizimit. I njëjti burim thotë për “Top Channel” se amendimi synon përfshirjen e një neni me qëllim despiunizimin e parlamentit.

Synimi është ndalimi nga kandidimi të gjithë atyre që kanë dosje si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Nëse socialistët nuk do të tërhiqen rrugës nga kjo nisëm e do ta miratojnë ndryshimin, atëherë i pari person që preket është ish presidenti Ilir Meta tashmë Kryetar i Partisë së Lirisë. Gjithmonë nëse gjetjet e Autoritetit të Dosjeve, faktojnë se personi I.M që përmendet në dosje e Ligor Talos është Ilir Meta.

Amendimi mëson “Top Channel” do të ketë edhe një shtesë tjetër. Bëhet fjalë për sanksionim në ligjin e dekriminalizimit edhe një neni të posaçëm për dekomunistizimin, ku pengohet kandidimi ish sekretarëve të Partisë së Punës. Nëse amendimi do të votohet në parlament, atëherë në karriget e parlamentit pas zgjedhjeve të ardhshme të 2025, Sali Berisha mbetet jashtë kuvendit të Shqipërisë.

Për të përjashtuar Berishën si ish sekretar partie, socialistët duket se kanë si pengesë një vendim i gjykatës kushtetuese i 23 Marsit 2010, cili rrëzoi ligjin e atëhershëm te lustracionit miratuar 22 Dhjetor 2008. Por socialistët thonë se për aq kohë sa parlamenti amendon ligjin e dekriminalizimit, po ashtu bën edhe ndryshimin e duhur në Kushtetutë nuk ka asnjë pengesë në zbatim

raporton Top-Channel.

A mund të ndodhë një gjë e tillë? Mundet padyshim. Ne dëshmojmë se Enkelejd Alibeja bilbilon lart e poshtë si politika sepse gjykata mban peng logon e Partisë Demokratike. Dhe ky Enkelejd Alibeaj deri më sot nuk thotë asgjë nëse do të votojë apo jo për ndryshimet e reja.

Pyetja që shtrohet është: kush është opozita? Dhe çfarë zgjidh një përjashtim nga gara I dy njerëzve? I jep kohë Edi Ramës për projektet që ka nisur, që t’i çojë përpara duke përdorur në mënyrë të njënashme dispozitivin institucional që ka sot nën hyqëm, të gjithë çerrat e agjencive dhe autoriteteve që firmosinçfarë do ai. Është një betejë që po çon në përplasje pse një politikë e tillë përveç se synon patjetër edhe negociimin për të mbyllur inceneratorët dhe skandalin e AKSHI-t ilustron edhe se deri ku të çon çarku i korrupsionit. Dhe askush prej diplomatëve të huaj nuk reagon.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po sikur parlamenti te votoje nje ligj "kush eshte caktuar pedagog pikture ne ILA sepse e kishte babane skulptor nuk mund te jete kryeminister"?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.