S’ka më qese plastike nga 1 janari 2013

1 janari 2013 do të jetë dita e fundit në të cilën do të përdoren qeset plastike në vend. Të paktën kështu e përcakton vendimi i fundit i qeverisë, i cili parashikon edhe ndalimin e prodhimit dhe importit të qeseve plastike duke filluar nga data 1 shtator e këtij viti.
Vendimi vjen tani kur është duke u zhvilluar debati mbi importin e mbetjeve nga jashtë. Levizja Kundër Importit të Plehrave me përfaqësues të shoqërisë civile si edhe ambientalistë ka deklaruara që sapo arritur shifrën prej 50 mijë firma për zhvillimin e referendumit për importin e mbetjeve. Pritet që qeset plastike të zëvendësohen nga ato të letrës apo ambalazhe të tjera shumëpërdorimësh. Pas datës 1 janar, ambalazhet që do të marrim nga dyqanet e lagjeve apo supermarketet do të jenë me pagesë.
Vendimi është për t’u lavdëruar në kushtet kur ambalazhet plastike kanë pushtuar hapësira pafund në grykëderdhje lumenjsh, përrenj, gropa eth., megjithatë jemi ende herët për të thënë “bravo” pasi si zakonisht, Shqipëria ka ligje të mira por problemi mbetet tek zbatimi i tyre.
S.E.
Comments
Po lereni lavderimin, se
<p>Po lereni lavderimin, se eshte detyrim i BE. Ata e dine me sa dhimbje e kane bere ate vendim. Po kush eshte ai qe e ka bere deri tani biznesin e amballazhit kanceroz plastik, jo vetem qese, por shishe, e gjithshka tjeter. Per konfeksionet perfshi edhe dysheket as qe i shkon mendja kujt se çfare permbajtje lendesh kimike te demshme per shendetin kane. Nje kimist dogane, qe nuk ka as minimumin e ndergjegjes nuk mund te bej asgje, po edhe sikur ta kishte nuk do ta shijonte vendin e punes as 24 ore, sepse dihet qe importet ne kete vend i kane totalisht politikanet. E kujt i intereson shendeti i rraces sone? E pastaj flasim per demokraci. Po shoqatat e konsumatoreve e shoqeria civile, OJf-rat çfare ka bere, pse u kujtuan tani pas 20 vjetesh? Ardian Klosi ka shkruar per keto gjera mbi 15 vjet me pare, madje e ka shtjelluar problemin edhe nga pikpamja e perfitimit ekonomik dhe Lufter Xhuveli ju pergjigj me biznesin e djegjes se gomave... Opinionistet nuk merren me keto gjera ata merren me gjera te medha....</p><p>ciao</p>
Add new comment