Intelektualët e Shqipërisë që kërkojnë lirimin e Albin Kurtit. Spikatin Abdi Baleta, Gjergj Zheji dhe Marin Mema

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 10:41

Ka një solidaritet intelektual që shfaqet për çështje të karakterit patriotik dhe që angazhon në tubime dhe kërkesa politike aktivistë të shoqërisë civile me ndjeshmëri të theksuara demokratike dhe kombëtariste.

E tillë është edhe lista e intelektualëve që kanë nënshkruar një peticion për lirimin e Albin Kurtit, intelektualit kosovar që mbahet i burgosur për hedhjen e gazit lostsjellës në kuvendin e Kosovës. Peticioni është thuajse një riprodhim I fjalimeve të Albin Kurtit kundër autoritarizmit të pushtetit dhe mararveshjeve me Serbinë . “Ne qytetarë të Tiranës, intelektualë, pedagogë, artistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.

Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për Zajednicën me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cenojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit në 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin dhe burgoseshin për çështje kombëtare”-shkruhet në deklaratë.

Grupimi intelektual I kërkon qeverisë së Tiranës të ndërhyjë në Prishtinë në mënyrë që sipas tyre të shmangeshin veprime të cilat cenojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe stabilitetin në Rajon.

“Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare”-thuhet në deklaratë.

Tiranë, 3 dhjetor 2015

Nënshkruesit

1. Pëllumb Xhufi

2. Moikom Zeqo

3. Brizida Gjikondi

4. Krenar Zejno

5. Kujtim Çashku

6. Enis Sulstarova

7. Abdi Baleta

8. Iliada Korçari

9. Elvis Hoxha

10. Gjergj Zefi

11. Etleva Nallbani

12. Ksenofon Krisafi

13. Rudina Xhunga

14. Muntaz Dhrami

15. Sokol Shameti

16. Artur Zheji

17. Bora Ylli

18. Lutfi Dervishi

19. Anastas Kostandini

20. Ermira Qosja

21. Artan Shabani

22. Behar Gjoka

23. Alba Malltezi

24. Klement Kolaneci

25. Alment Muho

26. Olsi Lelaj

27. Beti Njuma

28. Saimir Shpuza

29. Arben Bajo

30. Sofokli Meksi

31. Nadire Buzo

32. Gjergji Gjuraj

33. Mandeta Minxhozi

34. Ardian Isufi

35. Ilir Yzeiri

36. Tefta Spirollari

37. Vlash Prifti

38. Dritan Sulçebe

39. Ina Kasimati

40. Klejd Këlliçi

41. Marin Mema

42. Arlind Qorri

43. Anika Dokle

44. Ledian Rusta

45. Enida Bozheku

46. Blendi Çeka

47. Keti Banushi

48. Lulzim Alushaj

49. Gentian Xhenga

50. Bashkim Rodoni

51. Blerta Lazebeu

52. Erion Kristo

53. Eda Elbasani

54. Lura Demiri

55. Pavio Gjini

56. Albana Rista

57. Aleksandër Josifi

58. Evi Veliu

59. Junilda Karameta

60. Agim Janina

61. Genti Gjikola

62. Ketiana Klosi

63. Genc Shehu

64. Haxhi Kalluci

65. Flutura Baleta

66. Hasan Matjani

67. Edvin Pacara

68. Liridona Hoxha

69. Xhenis Gjini

70. Gentian Aliaj

71. Armando Zamaj

72. Ermir Hoxha

73. Denis Muka

Comments

Submitted by Korça (not verified) on

Nëse Pëllumb Xhufi, Marin Mema, Rudina Xhunga e të tjerë torrollakë janë intelektualë atëhere të shkojë të mbytet ky vend. Tërë rroçkat që kanë mbetur në Shqipëri se jashtë shteti as m.... nuk do hanin janë intelektualë. Mjerë ti moj Shqipëri me këta koqe që ke në shtëpi.

Submitted by Genci (not verified) on

Tregoje emrin ,pse si te duken keta ty,Pellum Xhufi se Ilir Mutiu bashkua me Saliun ne 2009 u largua nga kjo politike antishqiptare dhe nuk pranoi pushtet keta jane patriote edhe ata qe permende ti jane te gjithe patriota,po lexo me teper per ta qe te kuptosh se kush e do kete vend.

Submitted by qytetari (not verified) on

z. Anonim, Nisur nga permbajtja e tekstit qe ke formuluar,mendoj se u ke bërë nder dhe i ke nderuar shume larte Prof.Pëllumbin dhe të tjerë.
Duhet ta mësosh se Prof. Pëllumb Xhufi,nuk është vetëm intelektual por një patriot i mirëfillt dhe një ekselencë e inteligjencës kombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.