Konflikti me “Bankers Petroleum”, qeveria: Çdo kompani që punon në Shqipëri, duhet t’i bindet ligjeve në fuqi

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 19:37

Përballja e qeverisë shqiptare me “Bankers Petroleum” po merr rrugë të pakthyeshme. Duke  raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri bëri të qartë se problemi ekziston dhe se ai do të zgjidhet në Arbitrazh. “Ne, nga auditet e kryera nga agjencitë e specializuara, kemi gjetur që ka kosto të fryra dhe ky është thelbi i konfliktit, që ka vajtur në Arbitrazh. Arbitrazhi nuk është gjë e paparashikuar, është në marrëveshje. Pra palët do e zgjidhin përmes ekspertëve dhe Arbitrazhit. Pala shqiptare po merr të gjitha masat për t’u mbrojtur dhe ka rekrutuar një nga kompanitë më në zë ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar”, deklaroi Gjiknuri. Nga ana e vet, Bankers Petroleum që shfrytëzon zonën e Patos-Marinzës, deklaron se Gjykata e Arbitrazhit ka detyruar shtetin shqiptar të zhbllokojë llogaritë e saj të bllokuara nga Tatimet. Përndryshe kompania kanadeze ka bërë të ditur se do të pezullojë punimet. Qeveria ka reaguar po sot kur përmes një deklarate nënvizon se: “Jemi të ndërgjegjshëm për kërcënimet e bëra nga "Bankers" për të reduktuar aktivitetin. Të gjitha kompanitë që punojnë në Shqipëri duhet t'i binden ligjeve në fuqi. Kemi të drejtën për të ruajtur integritetin afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit”.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=314349#k1

Comments

Submitted by auuii (not verified) on

ky eshte shtet i horrave e i hajduteve. Ky minister duhet te beje publik konfliktin me kompanine. Nqs kompania ka fatura shpenzimesh ato duhen kontrolluar qe te mos jene fiktive. Nqs nuk kane fatura atehere duhen paditur, denuar, gjobitur per evazion fiskal pa shkuar ne albitrazh nderkombetar apo cfare. Nuk di ndonje kompani amerikane apo te huaj ne USA qe te shkoje ne albitrazh nderkombetar kur akuzohet per evazion financiar ne USA.
cu q... kete republiken e bananes thuaj......

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.