Vdekja e Lucio Dalla-s i kap në befasi të gjithë

Postuar në 01 Mars, 2012 13:02

Ka vdekur Lucio Dalla, kant-autori italian i njohur në botë për një numër këngësh, por sidomos për atë me titull ‘Caruso’. Vdiq krejt pa pritur, në Zvicër, nga një atak kardiak. Bota muzikore përtej Adriatikut është në zi. Një numër kolegësh kanë reaguar në mënyrën e tyre me të marrë lajmin e vdekjes së Dalla-s.

Luciano Ligabue, ka shkruar një letër në facebook, të cilën e fillon me fjalët “ke qenë një nga njerëzit më të lirë që kam njohur”, dhe e përfundon me frazën “e quajnë kant-autor, por ky emërtim nuk thotë asgjë për të”. Në facebook bëhet i gjallë dhe Vasco Rossi, e shkruan duke e filluar me një frazë në gjuhën frënge: “C’est la vie. Vdekja arrin atëherë kur s’e pret, dhe ne s’jemi kurrë gati të presim lajme të tilla... Wiva Lucio Dalla!” Roberto Saviano shkruan në twitter: Të qoftë i lehtë dheu, Lucio! Gianni Morandi u ngashërue në TGUno, teksa fliste për të. Francesco de Gregori u shpreh më herët se të tjerët: “nuk kam fjalë; mos më pyesni, pasi jam pa fjalë”. Pippo Baudo: Jam i shkatërruar nga ky lajm. Ron kapet në telefon, por nuk ia del dot të thotë një fjalë të vetme; Jovanotti shkruan në twitter, se “jo, jo, s’është e mundur, nuk arrij ta besoj se ka vdekur”. Claudio Baglioni: ai ishte gjenial. Celentano: Nga sot e tutje bota do të jetë me më pak dritë. Antonello Venditti: Sot më ka vdekur një pjesë e rëndësishmja e imja.

Re.Pu.

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

Dhe atehere eshte e vertete se disa vdekja i ben te "pavdekshem"!

Submitted by M (not verified) on

Dhe se lavdia vjen domosdoshmerit pas vdekjes...

Submitted by Gjon (not verified) on

per mua mbeten nga kenget me te bukura dhe emocionuese : "L'anno che verrà", "Piazza Grande", "4 marzo 1943".

Per fat notat e ketyre kengeve kane arritur te kapercejne pertej kufijve te diktatures se eger te asokohe.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Pa diskutim Caruso dhe tre kenget qe ke permendur jane kurora e diamantit e Lucio Dallas.  Ka edhe shume perla te tjera sidomos albumi qe ka bere me Gianni Morandin, por ato kater qe thame hyjne ne antologji.   Ne Sanremon e para 2 javeve meritonte cmimin e pareme kengen NANI, por nuk ke cfare ti besh, komercializmi e ka mberthyer keqas muziken.

Submitted by Gusmari (not verified) on

"Caruso" mbetet me e mira e tij. Edhe personalisht kam patur me shume lidhje me kete kenge. Kush e kendoi dhe nuk pati sukses. Pavarottit ju shiten 9 milion kopje te saj. Bocelli pati gjithashtu shume sukses.

Ne nje vend me te mire Lucio Dalla! E ke merituar Parajsen qe ne toke!

P.S. Cfare mund te shkruash? Te sfumohet cdo fjale kur lexon theniet e ish-kolegeve te tij!

Submitted by a.g. (not verified) on

Kenga '' 4 Marzo 1943 ''  e kenduar ne San Remo ne vitin 1971 i eshte kushtuar ditelindjes se Lucio Dalla-s. Kush ka mundesi le ta shijoje magjine e saj ! Sa shpejt largohen njerezit e mire nga kjo jete ?!

Submitted by adriatik (not verified) on

Dice che era un bel uomo e veniva...veniva dal mare...

Sa i madh qe ishte!

Submitted by Andreas (not verified) on

E çuditshme, te shtunen qe kaloi u pershendeta me te ne rruge! Addio Lucio e che Dio abbia pietà della tua anima!!!

Submitted by voica (not verified) on

Gjenial ne shpirt, tifoz i pamunguar i Bologna-s se tij... kengetar, kompozitor, dirigjent, klarinetist, pjanist, kitare... di une tjeter c'kam harruar. Ah, italian ne teresine e tij!

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Me fal, por do te shtoj se ka qene njeri shume i mire dhe i ka qare hallet vegjelise, sepse nga vegjelia erdhi ne jete. Ai ishte aqe i varfer se qe e kam ndigjue un vete kur e tha me gojen e vet se un per te bere muzike nuk kisha asgja perpose qe mund te fishkullojshe muziken. Lucio Dalla ishte NJERI i VERTETE. Te dielen do te shkoj ne Bolonga te marr pjese ne varrimin e tij nga populli i tij i Bolognes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.