Leskovik-Ersekë/Kryeministri mburret me peizazhin dhe harron "rrugën" e dhive
Shqipëria e Bukur. Ngjyrat e vjeshtës në Gërmenj të Leskovikut
Kështu titullohet një video publicitare e postuar në faqen e kryeministrit Edi Rama në facebook.
Siç mund të merret me mend në video shfaqen plane të natyrës, vjeshta ka gatuar disa ngjyra tërheqëse për syrin dhe kamera ndalet te ferma “Sotira” dhe peizazhi.
Vetëm se ky lloj videoreportazhi që autorizohet nga një kryeministër ka brenda një marzh hipokrizie dhe pafytyrësie të madh sepse pak më poshtë atyre planeve ndodhet dhe gjarpëron një ndër rrugët automobilistike më të këqija, më të pasigurta në vend. Nga Përmeti në Çarshovë, mballomat mbi rrugë të kujtojnë adetin e infrastrukturës në këto anë, mandej deri në Leskovik rruga ecën pastër dhe pa probleme për të vendosur çernierën me aksin e dhive, Leskovik –Ersekë.
Të na ndjejë kushdo që mendon se me këtë vërejtje ndoshta po legjitimojmë dhënien me koncesion të aksit në fjalë, por vallahi edhe ashtu rruga në një zonë me atë natyrë, nuk mbahet. Kush ka kaluar e di shumë mirë se për cfarë bëhet fjalë. Ersekën që e kujton z. Rama sot me dron, e ka harruar Shqipëria prej 30 vjetësh tashmë.
Comments
Sikur rruga te ishte shtruar
Sikur rruga te ishte shtruar me asfalt, te gjitha pemet do te ishin prere e vjedhur nga mileti me automjete.
I bej thirrje Krieministrit tone trim e demokraci-dashes qe ate rruge t'a lere pa shtruar, t'a sheshoj dhe shtyp dheun e rruges sic bejne ne Kenya dhe Tanzani.
Shume rralle gaboheni e nderuar redaksi dhe shume here i censuronipostimet e Mia.
Add new comment