R. Bode i quan të tjerët Çiçikovë. Po a e di se kush është Çiçikovi?

Postuar në 01 Mars, 2012 11:53

Në Panoramën online raportohet që Ridvan Bode, ministri ynë i Financave, të ketë thënë se “opozita po sillet si Çiçikovi, pasi e ka merakun me efektet e taksës, që solli qëndrueshmëri të vendit ndaj krizës”. Të jetë i saktë ky raportim? Nëse po, Bode duhet ta ketë kuptuar se fraza i ka dalë e pakuptimtë. Gjithmonë, nëse ai e ka idenë se kush është Çiçikovi. Sepse bën vaki që t’mos e dijë se kush është; thjesht  e ka dëgjuar ta thotë Berisha në adresë të opozitarëve, kur këta të fundit ngrinin zërin për të vdekur të regjistruar në listat e votimit, e në atë kontekst mund të flitej për Çiçikovin e Shpirtrave të Vdekur të Gogolit. Ndërsa Bode e ka futur në një kontekst krejt tjetër. Madje, sipas Zaloshnjës, Bode plot guxim përdor termin “Çiçikovë të majtë”!!!!

Tani, të mos kesh lexuar Gogolin, e të mos dish se kush është Çiçikovi, nuk është injorancë. Por ta përmendësh emrin e tij kotmëkot në shenjë diturie është injorancë që ç’ke me të.

M.N.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Bode, ky soj politikani, tipik provincial, per te cilin perkushtimi ndaj me te fortit perben orientimin themelor të sjelljes se tij, sot, ne parlament, e ritheksoi kete qendrim, jo vetem me citimin e çiçikovit (hajt se po ia falim se e dime se kush eshte), por dhe mbi te gjitha, me retoriken boshe sa i takon theksit mbi sistemin &quot;modern te taksimit&quot;. Dukej se fjalet qe thoshte i rezononin ne vetedije si gjetje, ndaj &quot;harroi&quot; se aftesia paguese e individet, nuk kushtezohet vetem nga taksat dhe tarfiat qe paguan individi, por dhe nga kushtezues te tjere. I bindur se na bindi, e la foltoren fitimtar, si ai aspiranti qe mbron nje tezë masteri. Urime Bode!</p>

Submitted by Olti (not verified) on

I dashur Ridvan, Muci Po tregohet i lig dhe Po be Ne prove njohurite qe Ne te dy e dime qe nuk I ke! Nejse Cicikovi nuk paraqet ndonje rryme te caktuar politike por thjesht perpjekjet e individit Ne Rusine cariste per te gjetur Nje skeme qe Ta ndihmonte te pasurohej! Ngjarjet ndodhin Ne fshatin feudal rus ku feudalet paguajne taksa per bujkroberit e tyre si te gjalle edhe mbasi Kane vdekur deri Ne censusin tjeter te popullsise, kur ata mund Ti shkarkojne!
Me pak fjale ke pasur ndermend ndonje personazh rus tjeter, mundesisht bolshevik, sepse shyqyr zotit Ne Shqiperine tone te dashur, Saline, Ilirin , Ty dhe te gjithe fshataret e tjere i kemi gjalle e shendoshe si kokrra e molles!
Respect!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.