Nuk shpenzojmë se s’kemi apo se duam të kursejmë? Fullani “betohet” për këtë të fundit

Qeveritarët por edhe drejtuesit e Bankës së Shqipërisë vijojnë t’i mëshojnë faktit se ulja e konsumit në vend nuk vjen për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike të familjeve, por për shkak të pasigurisë se tyre për të ardhmen duke i bërë që të jenë më të prirur për të kursyer. Ja se ç’tha sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: “Të dhënat e tërthorta sugjerojnë për një ecuri të dobët të konsumit edhe në gjysmën e dytë të vitit 2011, por me tendencë përmirësimi në tremujorin e katërt të vitit. Të dhëna indirekte të përftuara nga ecuria e importit të mallrave të konsumit, nga treguesit fiskalë dhe nga treguesit e besimit të konsumatorit, japin sinjale për gjallërim të konsumit në këtë periudhë. Nga ana tjetër, prezenca e pasigurive për të ardhmen tek konsumatori shqiptar vijon të shkurajojë konsumin dhe të diktojë një sjellje të orientuar drejt kursimit”.
Çështja qëndron në faktin nëse njerëzit nuk shpenzojnë se nuk kanë apo sepse kanë frikë për të ardhmen dhe priren të ruajnë disa lekë për një periudhë më të keqe. Kjo bën diferencën dhe shpjegon nëse ulja e konsumit gjatë këtyre muajve të fundit lidhet me shkaqe psikologjike apo pamundësie financiare..
S.E.
Comments
nuk kemi,prandaj kursejme .

nuk kemi,prandaj kursejme .

Ate artikullin per bonot dhe

Ate artikullin per bonot dhe yieldet ne rritje e ke bere mire.

Ketu ja ke fut kot. Teoria ekonomike nuk dallon thuajse fare ndermjet "mos patjes" apo "deshires per te kursyer". Ne fund te fundit do te thote qe ka rene kerkesa ne treg dhe jo oferta (gje qe mbeshtet dhe nga renia e inflacionit). Nuk i futem shpjegimit se eshte e gjate, po eshte nje shpjegim klasik qe vjen qe nga Keynesi dhe e gjitha ka te beje me shpejtesine e parase. Pra me pak fjale Banka po thote te njejten gje qe do ti qe te thote. Vetem se gjuha jote eshte me politike, vetem kaq.

Albi flm per komentin. Ne

Albi flm per komentin. Ne fakt nuk kam dash me thene asgje pervec citimit te Guvernatorit dhe deklarimeve te eprgjitshme publike per kete ceshtje. Eshte faj i imi nese kam lene te kuptohet ndonje gje tjeter.. Thjeshte i jam referuar Fullanit. Te pershendes

Thanks :)

Thanks :)

Gjithashtu temperaturat teper

Gjithashtu temperaturat teper te uleta ndikojne ne renien e blerjeve, si edhe ne vere ne temperaturat teper te larat njerezit mendojne me pak per blerje

Ciao

Nuk e marr vesh si mund te

Nuk e marr vesh si mund te komentohet ecuria e konsumit pa patur te dhena mbi ecurine e treguesve te punesimit dhe remitancave.

nqs eshte ritur kursimi.

nqs eshte ritur kursimi. Guvernatori te tregoje shifrat e rritjes se depositave ne llogarite bankare. Guvernatori i bankes eshte i denje per te qene minister ne qeverine e horrve dhe pushtave te sali berishes.

nqs eshte ritur kursimi.

nqs eshte ritur kursimi. Guvernatori te tregoje shifrat e rritjes se depositave ne llogarite bankare. Guvernatori i bankes eshte i denje per te qene minister ne qeverine e horrve dhe pushtave te sali berishes.

gjithe deklarata e fulanit

gjithe deklarata e fulanit eshte nje kopje e shemtuar e nje prej analizave te ekonomise ne SHBA. por ne ndryshim nga fullani kur flet Ben Bernanke e ben ndryshimin me shifra. Kaq eshte sentimenti i konsumatorit (numerik), kaq eshte borxhi familjar, kaq kane ndryshuar llogarite bankare etj. te sakta apo te pasakta hidhen shifra qe mund te merren reference me vone. Ne nuk na duhen deklarata politike se per ato eshte qeveria. Guveranatori te na jape shifra dhe analizen ekonomike qe institucioni ben bazuar ne fakte.

E shef autoro pse nuk duhet

E shef autoro pse nuk duhet shkruajtur ashtu sic e ke shkruajtur ti? Nenkuptimet politike jane te qarta dhe per ata qe pak marrin vesh qe ne fillim (qe fatkeqesisht jane shumica dermuese e atyre qe merren me politike) eshte thjesht mesazh per te hap gojen e per te filluar sulmet tipike te albanistanit.

Add new comment