Drenicarët japin për herë të parë shenja ftohjeje me Hashim Thaçin? Sipas Zërit, po

Vendimi i Hashim Thaçit dhe i maxhorancës së kryesuar prej tij për t’iu bindur presionit të diplomacisë perëndimore e për t’u prezantuar me emërtimin ‘Kosovo’ e jo me emërtimin ‘Republic of Kosovo’ në veprimtari shumëpalëshe në rajon nuk është pritur mirë nga opinioni publik në Kosovë. Ky vendim është interpretuar nga shumica e komentatorëve politikë të atjeshëm si një rikthim tek rezoluta antike me numër 1244, dhe si një kthim prapa në procesin e afirmimit të pavarësisë.
Sipas Zërit të Prishtinës online, ky vendim rrezikon ta ndajë Thaçin dhe nga patriotët lokalë, nga ata që e kanë mbështetur si djalin e tyre (“djali ynë” është një paradigmë tribale që ecën shumë në botën shqiptare). Është fjala për drenicarët. “Që do të ktheheshim në kohën e Rezolutës 1244, kurrë nuk e kisha besuar. Kjo na ka kthyer një hap mbrapa”, shprehet i dëshpëruar, profesori rreth të 60-ave, Kadri Meha, banor i Skënderajt, qytetit ku Thaçi ka lindur. Sipas Zërit, ky qëndrim përfaqëson humorin e Drenicës në këtë moment.
Re.Pu.
Comments
Tani eshte momenti i

Tani eshte momenti i pershtashem qe keta "nderkombetaret " te merren me Thacin per ato akuzat qe duket sikur nuk degjohen me ne media ! E shkeputen nga mbeshtetja e njerezve , duke e perdorur per te keqen e Kosoves dhe tani do t'i japin vete atij goditjen !

Prandaj ne krye te vendit , eshte e domosdoshme , te zgjidhen njerez me integritet qe te mos jene te cenueshem as ata vete dhe as vendi ! Une nuk e di se sa i cenueshem eshte Thaci , por di qe ai tashme gjendet me shume me pak mbeshtetes dhe ky eshte momenti i tij i dobesise "kur skifteri serb nuk do te lere pa e gjuajtur " me Krala De Ponte me shoke dhe shoqe , per te njollosur serisht Kosoven !

Ky eshte nje artikull

Ky eshte nje artikull tendencioz, joprofesional dhe njeheresh shume irritues. Si ka mundesi qe nje gazete te vije tek konkluzionet e tilla, duke i intervostuar 5 qytetare, dy prej te cileve me mbiemra te njejte - cka lene te kuptohet se jane personazhe te shpikura. Tjetra, asnje prej te intervistuarve nuk eshte fotografuar. Kaq sa i perket kredibilitetit te artikullit. Dua te them se Hashim Thaci nuk rrezohet me shkrime te tilla, as nuk rrezohet me fusnote. Perkundrazi, me marreveshjen e arritur Kosoves do t'i hapet rruga drejt BE-se dhe kjo do te ndikoje ne rritjen e perkrahjes popullore per Hashim Thacin.

Urime edhe presidenca e

Urime edhe presidenca e ardhshme Hashimit. Kosovaret do te vazhdojne te komentojne neper portale e te thone se marrveshje eshte kunder vullnetit te tyre, cili vullnet ? atij te shikojne TV ? te shikojne cka bejne serbet ne veri ? te vazhdojne te llogarisin ne shifra hajnite e qeverise ? e pastaj perseri t'ua japin voten ? te vazhdojne te shajne eruopianet per fatin e tyre ? te vazhdojne me vite te injorojne kerkesat, shqetsimet e protestat e Vetvendosjes ? ja keto jane ato cka bejne kosovaret pas luftes. Asgje tjeter.

Ku ishin kosovaret kur ndodhi Rambuje ? ku ishin kur ndodhi 1244 ? 6 pikat e Ki Munit ? e tash e gjeten te flasin per Hashimin ? qe vecme po permbylle me sukses politiken e shtetberjes se Kosoves, pa ndoni angazhim te madhe bile, se atu-ne kryesore e ka per vete, e ajo eshte USA.

Artikulli eshte i kote dhe tendencioz per shume arsye, plus shto faktin se vjen per Zerit.

Vetem tash Hashim Thaçi, si

Vetem tash Hashim Thaçi, si dhe ata qe e mbeshtesin o e mbeshtetshin, do ta kuptojne se nuk kan asgja ne dore ne lidhje me Kosoven.

E vetmja gja qe ka pase ne dore Hashim Thaçi ka qene keq qeverisja, korrupsioni dhe disa gjana te tjera te cilat nuk po i permendi, si dhe perqarja klanore e kosovarve ne dy grupe antagoniste.

Pose kesaje ka qene edhe politika e lidhjes me "vllain" e tij turk islamist Erdogan, te cilin Europa nuk e pranon per arsyet qe dihen.

Sidoqofte Kosova heret o vone do te perfshihet ne BE, qofte edhe kundra deshires se antieuropianve.

Edhe Serbia do te futet ne BE. Kjo asht nji gja shume e favorshme edhe per shqiptaret.

@ z. Paul Tedeschini - me

@ z. Paul Tedeschini - me shume se te gjitha, mua me shqeteson se si e trajton faktori nderkombetar problemin e popullit kosovar. Kaq mendje shkurter te jemi?! Kaq shpejt na e fshine memorien?!!

Ejjjjjjjjjj mileeeeeet!!!! Degjoni e mbani vesh! Pak me shume se nje dekade ka kaluar qe nga genocidi kosovar. Ne mes te Europes, ne sy te te gjithe mediave nderkombetare, ne vemendje te te gjithe opinionit mbare boteror! Krime lufte ne kohe paqe! Shperngulje teresore e popullsise autoktone. Vrasje, plackitje, djegje, perdhunime meshkujsh e femrash. Dhe sot flasim per elemente fusnote, islamik, Thaci -Berisha spiun, mafia serbe ne kufi te Kosoves e brenda saj!!! Brenda Shqiperise e kembekryq ne sofer madje!

Kjo klase politike e OJF shqipfolese (nuk e meritojne te quhen shqiptare) duhet qeruar e zhdukur sa me pare.

Cfare duhet te kete ndodhur gjate dyndjeve barbare dhjetra shekuj me pare? Nuk kishte, NATO, nuk kishte media te shkruar e vizive, nuk kishte paqeruajtes e Kryq te Kuq!

Çifutet i kane fituar te drejtat e tyre ne ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Çameri, perse jo?

Me teper respektohemi e vlersohemi ne vendet ku kemi emigruar, ku shkollohemi e punojme, se sa ne vendin e prinderve tane!!!

çdo gjë është e qartë,

çdo gjë është e qartë, pavarësia e Kosovës është shumëzuar me zero. Më e ndershme për Thaçin do të ishte dorëheqia se sa pranimi i këtij komprmisi.

Add new comment