Besnik Mustafaj: Berisha është krejt i shkëputur nga realiteti

U bë kohë që Besnik Mustafaj ka rritur progresivisht nivelin e kritikës ndaj kryetarit të PD-së e kryeministrit Sali Berisha, por në intervistën që ka dhënë për revistën Java (numri i sotëm) është më i qartë e më i troçtë se të gjitha herët e tjera. Dhe kjo duhet të shihet nga Berisha e të vetët si intervista e divorcit përfundimtar me PD-në.
Sipas Mustafajt, Berisha e kërkon konfliktin, pasi beson se në rrethana të konfliktualitetit, “si ushtar i vjetër që është, ka më shumë shanse se kundërshtari për të dalë fitimtar”. Kjo ecte sa kohë Rama ishte konfliktual, gjithashtu, por tani që Rama ka ndryshuar – vijon Mustafaj – “Berisha po luan krejt si në teatër….[ Me sa duket] është i shkëputur me tepri nga realiteti”. Fraza e fundit duket se është një mënyrë eufemistike për të përkufizuar një njeri shumë të ngarkuar në pikëpamje psiko-mentale.
Ai sheh tek Berisha një kryeministër të izoluar në planin ndërkombëtar, e për këtë arsye ka një mënyrë të vetën për të lexuar vërdallisjet e Berishës nëpër seminare. “I bën dëm vetes dhe qeverisë, kur merr vetë rrugën për të shkuar në seminarin e një dhome tregëtie, apo të ndonjë shoqate në Milano, në Toronto, apo diku tjetër”, thotë ai.
Në të njëjtën intervistë ai bën qortime të rënda edhe për Jozefina Topallin. Madje, këtë të fundit e komenton me tone shpërfillëse.
Re.Pu.
Comments
Z. Besnik! Berisha ka qene i

Z. Besnik! Berisha ka qene i shkeputur nga realiteti qe ne zgjedhjet e para pluraliste. Kur e pyeten gazetaret e huaj "A do t'i fitoni keto zgjedhje" ai me bindje te plote, me anglishten e tij te çale, deklaronte:

- Uaj notë, Uaj notë, Uaj notë ..." - Rezultati dihet dhe ti nuk ke se si t'a kuptosh sot, pas 20 vitesh, shkeputjen e tij nga realiteti.

A duhet besuar nje tjeter

A duhet besuar nje tjeter politican tropojan? Pse tashti qe dihet qe Berisha e ka marre rrugen e... Ku ishre Besniku i Berishes kur e cuan vendin ne vellavrasje e ne buze te gremines.

Arber- Canada

@ Arber - Nje gjirokastrit

@ Arber - Nje gjirokastrit patem dhe nuk vume tjeter me vone se na erdhi ai i pari ne maje te hundes. Tani ky e ka mbush dhe e ka derdh kupen, nuk ka lene me vend per tropo te tjere.

Ah Ramiz Ramiz Alia ... as nderet qe te takonin nuk t'i beri por u varrose si nje endacak politik.

Qe Besniku i doli nga vatha

Qe Besniku i doli nga vatha Berishes u duk qe kur u pa duke u lazdruar para Edvinit kur Edvini priste mysafir me rastin e marteses me zonjen Linda.

Ato dite sapo kisha marrre vesh se dikur kur Besniku paska kandiduar per Kryetar Bashkie perball Edvinit e jan cfaqur ne studio televizive per debat Edvini sja ka peretuar por i ka then Besnikut se ti Besnik shkon me grat e Shokve.

Kte e paska pa gjith Shqiperia.

Keshtu qe kur pash Besnikun duke u perdredh para mbrapa Edvinit ne diten e Dasmes se Edvinit thash , ky paska merdhif si burre.

Le te ikin gjith legenet nga PD.

Ata qe te mbeten le te mbeten pak por te sakte.

Te shohim kush e ka radhen te iki mbas Topit Biberit Oketes e Mustasfes.

Po nuhasin sic duket se Berishen spo e do zonja Klintone etj e thon eja o burra futemi ne furrik te Edvinit se ai e ka mire me Amerikanet e qe kur te behet Kryeminister i plotfuqishem te mos na vrase e terheq zvarre sic pritet te beje Edvini me krejt demokratet e vendosur.

Trupat esesese himleriane i ka gati Edvini qe nga 97-ta e 21 janari.

Keto batalione te ndjekjes do ti freskoje dhe me naziskine te Kreshnikut.

Besnik ti shpetove!

Edhe cifligun ne Linze e shpeton me kte kapercim Kaluci.

Katnar i qut dole.

Sa shume negativ e

Sa shume negativ e ndjellakeqes eshte ky fare "Zeneli" !

Add new comment