Berisha: Qeveria blen 3.4 mln dollarë dekodera nga kompania Digitalb. Harito: Nuk mund të lemë shqiptarët pa parë televizor (Video)

Postuar në 29 Tetor, 2015 17:42

Në seancën e kësaj të enjte në parlament ish-kryeministri Berisha kërkoi sqarime nga ministrja e Inovacionit Milena Harito për vendimin e qeverisë për t’u blerë dekodera dixhitalë 84 mijë familjeve në nevojë, me një shumë tenderimi prej 3.4 milionë dollarë. Ish-kryeministri tha se me këtë tender qeveria ka vendosur të shpërblejë kompaninë Dixhitalb me 3.4 milionë dollarë, ndërsa ministrja Harito nuk specifikoi se nga cila kompani do blihen dekoderat, por argumentoi se qeveria nuk mund t’i lërë shqiptarët pa parë televizor.

 

 

 

HARITO BERISHA by trelosjermatis

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ja, kesaj i them zgjidhje te nevojave te Digitalb-it une (ose edhe te Tring-ut). Kur e keni lene t'iu blinin nga nje makine nevojtareve, mundesisht Jaguar?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Moj zonja ministre ( me e paafta ever) , nuk i ke dhene pergjigje shume pyetjeve. E para perse pergjgijesh ti kur VKM ngarkon ministrine e Klosit per shperndarjen e dekoderave????
Te tjera: 1. asnje njoftim publik per kete akt ( vkm e nxorri nje portal) Pse?
2. A u be nje studim paraprak , pse aq dekodera dhe cilat ishin familjet ne nevoje.
3. Ku jane te dhenat e studimit? 4. U Pyeten familjet ne nevoje nese kishin nevoja te tjera me te ngutshme? Nese kishin apo jo televizore? Nese i donin apo jo dekoderat apo preferonin para ne dore ? 5. Kujt kompanie ju blene dekoderat dhe pse? 6. A pati nje njoftim paraprak publik per nje proces te hapur dhe joperjashtues?
6. Si u mor ky vendim kaq i shpejte e me kete shume kur procesi i digitalizimit eshte deri me tash i deshtuar, i paqarte, i paperfunduar e kur ka nje amulli te plote informimi ( edhe pse gjithcka dihet)
PACIPESIA juaj per te na hedhur hi syve me te njejten paaftesi qe drejtoni e vidhni do tju rrezoje shume shpejt. Sapo ka filluar rrenia pa kthim e e shpejte prandaj po nxitoni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.