Hapje diplomatike e Rusisë për Sirinë

Postuar në 22 Qershor, 2021 19:47

Rusia ka sinjalizuar se është e gatshme të diskutojë me Perëndimin rreth situatës në Siri, nëse do të njihet ekzistenca e problemeve reale në këtë vend. Ftesa është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pas bisedimeve që zhvilloi me sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.

Nëse Perëndimi do të njohë tërësinë e këtyre faktorëve si ndikues në situatën humanitare në Siri, ne jemi gati të diskutojmë për të si të tërë. Por partnerët tanë perëndimorë duhet të refuzojnë kategorikisht intepretimet e njëanshme si dhe të njohin përgjegjësinë për situatën e përgjithshme në sferën humanitare në Siri

ka thënë Lavrov.

Sipas tij, Perëndimi po injoron vlerësimet e qeverisë siriane për situatën humanitare në Idlib, duke mos hequr dorë as nga sanksionet si dhe vperimet ilegale ushtarake në bregun lindor të Eufratit.

Sipas Lavrov, SHBA po tenton të ushqejë separatizmin dhe shpërbërjen e Sirisë, një akuzë kjo që së bashku me ftesën e bërë për bashkëpunim nënkupton se menaxhimi i një zgjidhje për këtë shtet nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Nga ana tjetër, hapja diplomatike ruse përbën një goditje për formatin e Asatanasë, që është në fakt partneriteti ruso-turko-iranian mbi Sirinë, mesa duket me rezultate gjysmake.

Comments

Submitted by fiks (not verified) on

ju be vone ketyre per sirine qe ehste vertet shtet rumpalle i shkateruar tashme.
keta duan pak vemendje per vehte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.