Rusia po përpiqet të gëlltisë Bjellorusinë
Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda ka deklaruar gjatë samitit të fundit të NATO-s, se Rusia po përpqiet të gëlltisë Bjellorusinë.
Bjellorusia po humbet elementët e fundit të pavarësisë dhe këto prirje janë shumë të rrezikshme. Do të prisja që presidenti amerikan Biden të dërgojë një mesazh të qartë rreth vendosmërisë dhe unitetit të NATO-s dhe se do të reagojë me mesazhe shumë të qarta për atë që po ndodh
është shprehur ai.
Paralajmërimi vjen ndërkohë që Rusia është bërë vendi garant për pushtetit e presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, i mbërthyer në një krizë politike së fundmi për shkak të protestave të opozitës së mbështetur nga Perëndimi. Eksperimenti i bashkimit të dy vendeve po ecën shpejt dhe Moska po e cilëson atë si unifikim, duke riqepur kështu copat e shkëputura nga Rusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Një shenjë e qartë kjo se Europa nuk krijoi dot narrativë dhe as pol tërheqës krahasuar me Kremlinin duke humbur kështu një mundësi historike për të ripërcaktuar gjeopolitikën e kontinentit.
Comments
Një shenjë e qartë kjo se
Një shenjë e qartë kjo se Europa nuk krijoi dot narrativë dhe as pol tërheqës krahasuar me Kremlinin duke humbur kështu një mundësi historike për të ripërcaktuar gjeopolitikën e kontinentit.
Mbajtja e pushtetit me dhune eshte krijim narrative nga Rusia?!
Europa nuk ngjiti asnjehere
Europa nuk ngjiti asnjehere me pavendosmerine e vet.
Add new comment