Rritja ekonomike, a do të na befasojë INSTAT-i?

Postuar në 15 Shkurt, 2012 09:17

INSTAT-i publikoi më në fund (me 47 ditë vonesë) treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë të vitit 2011. Sipas institutit, rritja për atë tremujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ishte 2.6 përqind. Kjo shifër vjen e përmirësuar në raport me treguesit e PBB-së për tremujorin e dytë, gjatë të cilit pati një rritje vetëm 0.5 përqind.

Por edhe pse të gjithë treguesit flasin për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik të vendit, qeveria këmbëngul për një rritje vjetore prej 3.9 përqind për 2011-ën. Deklarata më e fundit në këtë drejtim është bërë nga ministri i Financave, Ridvan Bode. “Rritjen prej 3,9% e konfirmon dhe INSTAT-i”, - do t’i përgjigjej ai atëherë këmbënguljes së gazetarëve nëse “i kishin bërë mirë llogaritë”.

Nëse përllogarisim treguesit në tre tremujorët e parë të 2011-ës, nuk na del një rritje 3.9 përqind (rritja mesatare për 9 muajt e parë të 2011-ës ishte vetëm 2.3 përqind). Por ka një shpresë që parashikimi i qeverisë të përmbushet. Është tremujori i fundit 2011 ai që mund ta shpëtojë qeverinë: “Me një rritje të paparë në fund 2011”.

Kjo arrihet vetëm nëse INSTAT do të certifikojë një rritje 8 përqind në tremujorin e fundit të 2011!! Mundet? Duhet të presim INSTAT-in që të na befasojë kur të publikojë treguesit e PBB-së së tremujorit të katërt.

 

S.E.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Kam besim te ky institucion. Besoj se do ja dali te na habise edhe kete rradhe.</p>

Submitted by onni_dr (not verified) on

<p>Me falni po ku i mer te dhenat istat se nuk po kuptoj gje...une si kam pare ndonjehere te me pyesin megjithese kisha 2 bisnese shume te suksesshem qe i kam mbyllur ne 2011...preferoj te investoj e te jetoj jashte shqiperise se me hordhite e ndyra te sali berishes nuk punohet e jetohet dot...asnje garanci jete,asnje garanci financiare...dhe pse paguan gjithe detyrimet duhet te japesh edhe me shume nen dore tatimoreve te SALIUT per te te lene te punosh i qete...</p>

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

<p>to: onni_dr : &nbsp;Ty mire ta kon bo. Dashke dhe statistikat e INSTAT ti pa le! Plasi syte, nuk e shef sa e trembme eshte ajo e statistikave? Sikur i ka shpetu vorraxhiut per duresh.&nbsp;</p><p>Statistikat bohen keshtu! Sala i deklaron shifrat si ti duhen. Masanej ja jep INSTAT qe ti perpunoje e ti gatuje me kujdes. Ata na i kallxojne mu ene tyna. Ene kush ti pysi nga bota ua kallxojn. Domethon, po te dush llogarinat e tuja, pyt Salen se ti trego. Osht burre i mire muti!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.