Vendi i izoluar, dhe qeveria që përpiqet ta përballojë situatën me propagandë

Pikërisht dje, kur kryeministri çaprashiste për qoka (vizita në Azerbaixhan dhe përgatitja për harbimin me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit), ka qenë dita më e vështirë për shqiptarët e izoluar prej motit, prej temperaturave të ulta e prej borës. Të përditshmet sot flasin për viktima. Një nënë ka humbur foshnjën në Dibër. Janë regjistruar dy të vdekur në Gjirokastër e në Korçë, ndërkohë që nuk dihet se çfarë ndodh në zona të tëra të ndara nga qytetërimi; jetojnë në një gjendje hobbes-iane natyrore (state of nature); ndoshta i vetmi kontakt me qytetërimin janë celularët dhe TVSH-ja (nëse kanë energji elektrike, sigurisht), ku shfaqet në vijimësi, si një spot që përsëritet e përsëritet, portreti i kryeministrit që jep porosi, që përshkruan situatën, që komenton motin e egër, e që përpiqet të ngrefoset me faktin që të vdekurit janë më pak se sa do duhej të ishin!!!
M.N.
Comments
Beni nga nje njeri prej bore

Beni nga nje njeri prej bore me emrin sali berisha dhe bora do ndaloje.

Ky "njeri" tjeterson edhe

Ky "njeri" tjeterson edhe shkaqet e vdekjes. Fsheh te vdekurit, viktimat!!!

Ben statistika dhe e krahason numrin e viktimave me ato ne territore & popullsi 100 here me te medha!

Te me ndihmoje dikush, ju lutem: Sa banore ka Europa dhe sa viktima ka nga moti i ftohte deri tani? Dhe bejme krahasimin elementar. FLM!

Ata qe vdesin neper Europe

Ata qe vdesin neper Europe jane endacake qe nuk kane nje cati mbi koke. Ktu po vdesin njerzin ne shtepite e tyre nga mungesa e ushqimeve dhe pamundesise per te derguar te semuret ne spitale. Shtet i deshtuar.

Ky njeri mbron te

Ky njeri mbron te pambrojtshmen, nuk ka minimumin e sensit te drejtesise. Qeverisja e tij e ka pak ti thuash e shemtuar

Si ai qeni qe i kane rene

Si ai qeni qe i kane rene dhembet, e ka lene takati me te tera, e leh, leh pa pushim! Keshtu ngjan e gjithe kjo propagande e kabinetit te tij miliardash (perfshi TVSH,Klan, ABC FP, 55, RD etj etj).

Mos na merziten qente per kete krahasim :-)

Add new comment