SHBA shpall Huawei-n kërcënim për sigurinë kombëtare
Ndryshe nga sa mund të kenë menduar disa, administrata Biden duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë nga paraardhësja sa i takon qasjes ndaj gjigantit kinez të teknologjisë, Huawei.
Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) e ka konsideruar Huaëei-n një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.
FCC njoftoi të premten se firma, si dhe katër kompani të tjera kineze, paraqesin "një rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare të SHBA ose sigurinë dhe sigurinë e shtetasve amerikanë".
Shefja e përkohshme e rregullatorit, Jessica Rosenworcel, tha se masat që do të merren do të ndihmojnë në "rikthimin e besimit" te rrjetet e komunikimit të SHBA. Ajo nuk shpjegoi se çfarë veprimesh specifike do të ndërmerren kundër kompanive kineze.
Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Bloomberg njoftoi se administrata e Biden njoftoi kufizime të reja për Huaëei, duke u kërkuar kompanive amerikane të mos e furnizojnë gjigantin kinez me produkte që mund të përdoren në pajisjet 5G. Bizneset amerikane më parë ishin lejuar të furnizonin Huawei-n, me kusht që të kërkonin paraprakisht leje nga qeveria amerikane.
Pekini reagoi duke e akuzuar Uashingtonin për "shkelje të parimeve të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme".
Cilësimi i Huawei-t një kërcënim i sigurisë kombëtare përputhet me politikën e linjës së ashpër që ka ndjekur administrata paraardhëse nën Donald Trump.
Gjiganti kinez i teknologjisë ka shpresuar se administrata e re do të ndryshonte qasje. Victor Zhang, nënpresident i kompanisë, tha në një intervistë në nëntor se sulmet ndaj Huawei-t ishin të motivuara politikisht dhe pjesë e një "lufte tregtare" midis SHBA dhe Kinës, duke shtuar se sjellja e Uashingtonit mund të ndryshojë sapo Biden të marrë detyrën.
Comments
Kina flet per parimeve të
Kina flet per parimeve të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme ... o zot hapu dhe te futem.
Ata qe kane qene ne kine dhe i ndjekin nga afer zhvillimet aty tamam qe duhet te qeshin me te madhe me kete perqasje te pekinit ...
Mqs pekini eshte ngritur si superfuqi, duhet ti beje vete processoret, se ato qe vodhi deri tashti nuk pine me uje ne 5G ...
Biden nuk eshte aq budalla (ose me mire te themi eshte plak e dikush tjeter i mer vendimet) qe te zhbeje vendimet e Trump vetem sepse ...
Bota ka ndryshuar dhe ehste mire te jene me te vemendshem ndaj kinezeve, qe pa teknologjine dhe forcen e konsumit amerikan po aq sa dhe poziten boterore te tyre, do e kene shume te perpjete per tu ngjitur aty ku duan te jene ...
Add new comment