Amerikanët janë të ndarë: ½ beson se njeriu është krijim i Zotit, e ½ tjetër beson se Darwin-i ka të drejtë

Njëmbëdhjetë shtete në SHBA kanë miratuar ligje, nëpërmjet të cilave inkurajohet futja nëpër curriculat e shkollave të teorive anti-evolucioniste, dmth të teorive që thonë se njeriu është krijim i Atij atje sipër, e jo një produkt i një procesi evolutiv që e ka fillimin tek kafshët. Një gjë e ngjashme po synohet këtë vit dhe në shtetin e Indianës. Dhe kjo e shqetëson profesorin e biologjisë të universitetit Brown, Kenneth R. Miller, i cili në një shkrim të vetin tregon se nuk e sheh me sy të mirë këtë ‘lëvizje kundër shkencës’, që iniciohet e nxitet nga politika (Rick Perry tha gjatë fushatës se “shkencëtarët e bëjnë gjithçka në emër të tahmasë; ata paguhen mirë për të mbrojtur rrenën e madhe të evolucionit”). Sipas sondazheve të kryera, gati ½ e amerikanëve nuk besojnë në teornë e Darwin-it.
E keqja e kësaj situate është, sipas profesorit Miller, së pari tek fakti që ne mund të humbasim leadershipin në lëmin e shkencës në garën botërore (s’mund të ndodhë ndryshe, thotë ai, nëse u mësojmë nxënësve se shkenca nuk të ofron asgjë, veçse vizione mendjembyllura që kultivohen prej axhendash të caktuara politike e kulturore), dhe së dyti –kjo është një gjë që s’lidhet me botën amerikane, por me botën e madhe – tek fakti që kjo ‘kulturë e anti-shkencës’ rreket të ngushtojë vizionin për botën.
E.G.
Comments
kjo ka per te ndodhur sa here

kjo ka per te ndodhur sa here qe politikanet fusin turijnte ne temat e shkencave. kane gabim ashtu si te djathtet me kete teorine e perendise, por edhe te majtet qe duan te nxjerrin cdo gje normale. psh. pse dreqin duhet te ngaterrohen me tema si a eshte apo jo bythqirja dicka normale? E majta thote po, kjo acaron te djathtet te cilet e kthejne inatin ku te munden. per aq kohe sa shkencetaret punonin jashte politikes punet ishin mire.

Sbesoj se ne USA gjerat jane

Sbesoj se ne USA gjerat jane te ndara kaq me thike. Atje eshte shume e fort edhe filozofia e evolucionit teist qe mendon se Zoti e krijoj njeriun duke perdorur mekanizmat Darvinian! Edhe njehere lajm i keq-perkthyer!

Nga mesi e larte amerikanet

Nga mesi e larte amerikanet jane krijese e zotit,nga mesi e poshte krijese e evolucionit darwinian.Tamam barazim me shtese,pa penallti!

Ka te drejte Pelikani. As qe

Ka te drejte Pelikani. As qe behet fjale qe ne shkolla mund te mesohet kreazionizmi fondamentalist qe e shpjegon krijimin duke lexuar Biblen fjale per fjale (krijimi i botes ne 7 dite). Flitet per teorine intelligent design (projekt inteligjent, dmth i Zotit) qe e ruan mekanizmin e evoluzionit darvinian shkalle-shkalle, por duke i hequr “rastin”. Stereotipi “fe = kunder shkence” ka marre fund prej kohesh, rron vetem neper mediat shqiptare.  <o:p></o:p>

Kjo teori eshte hedhur poshte

Kjo teori eshte hedhur poshte prej shkencetareve darviniane, dhe ata kane provuar se intelligent design eshte nje genjeshter shkencore. Rastesia e llogaritur prej intelligent design eshte jo e sakte sepse niset nga ditet e sotme, jo nga koha kur filloi jeta sipas teorise Darviniste, kur probabiliteti kishte te tjera permasa. Darvinizmi e perjashton (deri ne keto momente) egzistencen e Zotit, dhe dhe shkencetaret qe perkrahin krijimin inteligjent jane "mundur" ne teorine e tyre.Pra, ngelemi akoma: fe= kunder shkence. Ashtu apo keshtu, amerikanet ngelen fondamentaliste te krishtere dhe lenia e femijeve ne mosdije bazohet ne interesa politike.

Simbas mendimit tim

Simbas mendimit tim "Evolucioni" ka kuptimin e "shpejtesise se vogel te ndryshimeve" , dmth zhvillim jo me hop.

Ne çdo rast zhvillimi "shpejt" (me hop), apo "ngadale" (evolucion) nuk i hin ne themel Pse-hit te ekzistences, Shkakut te ekzistences, Origjines se ekzistences.

Add new comment