Një letër bakalli nga Amerika
Ardian Dvorani është bërë sot sërsih lajm në mediat e pushtetit me njoftimin se ai ka marrë një vlerësim në SHBA si një ndër “kampionët ndërkombëtarë të anti-korrupsionit”. Fjalë këto të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë
Pra sot nga administrata e re amerikane na vjen një dëftesë pjekurie me nota lavdërimi brenda për një gjyqtar i cili sipas vlerësimeve edhe ndërkombëtare u bë shkak për krizën në Gjykatën Kushtetuese. Jetojmë në një kohë që është karakterizuar si modernitet fluid, ku pasiguria është siguria e vetme. Ndaj këto dëftesa amerikane duhen parë në këtë kontekst të pasigurisë së përgjithshme, të krijuar kryesisht nga narrativat e mbyllura dhe inerte që i bëjnë karshillëk realitetit.
Ne jetojmë në një vend, por janë të tjerë që na thonë se kush bën e kush nuk bën, kush është i korruptuar e kush jo, sesa mirë ecën ekonomia dhe se ku po lëvizim. Ne votojmë, por votën tonë e certifikon Amerika.
Mund të vazhdojë gjatë kjo listë veprimtarish për të cilat shkruhet se jemi protagonistë, por që në fakt na vendosin në pozitën e dëshmitarit dhe firmëtarit pa vlerë. Sepse dëftesa të tilla janë akte sovranizimi të politikave të caktuara në një vend qesharak dhe mjeran, që refuzon të kuptojë dhe pranojë lirinë.
Të thuash se Dvorani është kampion antikorrupsioni është jo vetëm fyerje, por një akt publik kundërprodhues në raport me një vend, të cilit në statistika i kualifikohen edhe ëndrrat: Ëndrra e shqiptarëve për Europën, ëndrra jonë për SHBA e kështu me radhë. Ndaj le ta marrim këtë dëftesë për atë që është: një letër bakalli nga Amerika. Që sot mund të duket si kambial me shumë vlerë, por që koha, e afërta madje, do ta vendosë aty ku e ka vendin. Sepse as Amerika nuk është më ajo e para dhe mesa duket është e vendosur të mbështesë verbërisht një klasë të diskredituarish ndërkohë që predikon avenirin demokratik të një shteti të dështuar.
s.zaimi
Comments
xx
Nuk merret vesh ae qfare jeni dhe qfare doni, nuk merret vesh vesh se me ke jeni dhe qfare doni te thoni, por nese e beni per klikime, keni rene ne nivelin e disa "portaleve"qe jane miza njeditore. Nese verte doni te mateni me fjalen e USA atehere une mendoj se ju duhet te forconi kelleqet...........ose by**then.
Jemi me veten dhe themi ate
Jemi me veten dhe themi ate qe mendojme. Jemi media qe nuk vrapojme pas klikimeve dhe kjo eshte e provueshme. Nuk matemi me fjalen e ShBA, por perpiqemi te matemi me fjale permes asaj qe themi.
Sa per kellqet dhe bythen, nuk kerkoi kush keshilla dhe as sugjerime.
Nga kater pyetje i jeni
Nga kater pyetje i jeni pergjigjur vetem dy, ngelen pa pergjigje edhe dy pyetje te tjera : çfare jeni dhe çfare doni? Meqe e keni bere zakon te guduliseni me komentuesit (e vetmja redaksi), mbajeni zakonin si burrat.
Urime per detyren e
Urime per detyren e sportelistit.
U jemi pergjigjur, por ndoshta duhet te trajnosh veten. Cfare jemi: Media. Cfare duam? Asgje. Perpiqemi te bejme gazetari. Per me shume shkrimet aty jane.
Dhe sa per zakonin e burrave, per te nuk flet dot nje anonim. Se burrat nuk bejne letra anonime.
E paskeni kaluar covitin por
E paskeni kaluar covitin por akoma nuk ju paska ardhur plotesisht kujtesa. Mos u merzisni se me pak trajtim ajo riktehehet. Mund ta kishit zevendesuar mungesen e saj me rileximin e pergjigjes se pare qe po ja u kujtoj:
"Jemi me veten dhe themi ate qe mendojme. Jemi media qe nuk vrapojme pas klikimeve dhe kjo eshte e provueshme. Nuk matemi me fjalen e ShBA, por perpiqemi te matemi me fjale permes asaj qe themi.
Sa per kellqet dhe bythen, nuk kerkoi kush keshilla dhe as sugjerime."
Mund te keshilloheni me ndonje gjuhtar per kuptimin e fjales sportelist. Mesoni edhe pak gjeometri diskriptive se pozicioni i nje pike ne hapsire percaktohet nga tri koordinata x, y dhe z te cilat i kam dhene.
E ke xyx ne komentin e pare.
E ke xyx ne komentin e pare. Meqe flet per gjeometri deskriptive.
Se dyti: nuk kuptoj cfare pyetje ka mbetue pa pergjigje te cilat as i kemi detyrim.
Dikur, per 50 vite dekoratat
Dikur, per 50 vite dekoratat i jepte Partia e Punes.
Sot, per 30 vite i jep DASH -i me zile i SHBA-se.
Ne kohen e Partise kishte vuajtje dhe mjerim. Sot, korrupsion, kriminalitet vuajte per ata qe nuk mund te emigrojne etj.
Shkurt, asgje nuk ka ndryshuar, te dy sistemet qeveriseshin dhe qeverise nga burokrat dhe demagoge, nga servile langaraqe si atehere edhe sot. Quhej krim atehere te kritikoje Partine, quhet krim edhe sot (ne mendjet e vobeketa) te kritikosh DASHin me zile.
nderkohe ne amerike, nga ca
nderkohe ne amerike, nga ca amerikane.
https://www.change.org/p/antony-j-blinken-secretary-of-state-antony-j-bl...
Add new comment