dvorani
Një letër bakalli nga Amerika
Ardian Dvorani është bërë sot sërsih lajm në mediat e pushtetit me njoftimin se ai ka marrë një vlerësim në SHBA si një ndër “kampionët ndërkombëtarë të anti-korrupsionit”. Fjalë këto të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë
KLSh-në për Dvoranin
Arben Shehu është kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kandidatura formalisht ka ardhur nga Ilir Meta dhe kaq ka mjaftuar që besnikët e vijës së ashpër në PS të shohin këtu një dorëzim para presidentit.
Në fakt, për aq sa dihet, Shehu është një socialist, ose më saktë një i afërt shumë me PS-në. dhe për aq sa kuptohet mbi atë që dihet, kandidatura e tij përkon me lëshimin që PS-ja i bër Dvoranit. Pra kokë më kokë. Kjo zakonsisht quhet politikë. Në Shqipëri e quajnë kurs reformash. Por ka të tjerë që e quajnë dorëzim.
Kur medias i mbetet të shpjegojë pazaret e politikës
Ardian Dvorani është liruar (nuk është e qartë nëse ky është termi i saktë) nga detyra që mbante në Gjykatën e Lartë. Vendimin e ka marrë Këshilli i Lartë Gjyqësor duke hequr nga rruga një person që kishte provokuar me veprimet e tij tensione me presidencën.
Ai që dukej deri më dje si i paprekshëm, është sot i nxjerrë në rrugë me një procedurë të cilën vetë e ka quajtur gafë juridike. Mirëpo kush i mundëson dhe ligjëron gafa të tilla veç politikës? Askush. Ndaj meriton pak vëmendje ky moment.
Drejtësi e reformuar?! Ekspertizë e huaj edhe për një çështje mandati...
Sot raportohet se është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka për detyrë të shqyrtojë mandatin e Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe si anëtar i Gjykatës së Lartë. Seanca është mbledhur pas një letre të Presidentit të Republikës që ka vënë në dukje se Dvorani nuk mund të vazhdojë asnjë prej detyrat e tij.
Vendimi në Kosovë, një shembull tjetër për nevojën e largimit të Dvoranit nga sistemi
Vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës risjell në vëmendje rëndësinë e një institucioni të pavarur që garanton interpretimin final të Kushtetutës. Ka ndodhur një gjë shumë e rëndësishme: në Kosovë u rrëzua qeveria me një një manovër politike që mban era puç. Puç sepse më tepër sesa zgjidhje e një krize, largimi i LDK-së nga aleanca me VV-në shfrytëzoi një pretekst të provokuar.
Drejtësi e pavarur përveçse nga Amerika
Sot në media është shpërndarë një njoftim sipas të cilit ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim “ka zhvilluar sot një takim me kryetar e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani”.
Unë u njoha me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë
citohet ambasadorja.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi provokoi krizën e Gjykatës Kushtetuese
Zëri i Amerikës ka zbardhur pjesë nga opinioni paraprak i Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky opinion nuk ka edhe aq interes mbi vlerësimet e asaj që ka bërë presidenti. Jo sepse Presidenti në këtë proces nuk ka rëndësi dhe nuk mundet të krijojë situata bllokuese, por për shkak se pritmëritë maksimale janë krijuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe atë që quhet Drejtësia e re.