U shpall the Voice of Albania në TCH: Rina Bilurdagu nga Prizreni

Postuar në 11 Shkurt, 2012 04:51

Mbrëmë vonë, pak pas mesnate, përfundoi show i Top-channel-it, the Voice of Albania, që ka mbajtur mbërthyer pas ekranit – ky është një perceptim; nuk ekzistojnë shifra – një audience të madhe gjithëkombëtare. Dhe kjo vjen prej faktit që në garë ishin përfshirë talente të reja në lëmin e muzikës nga çdo cep i botës shqiptare. Nuk është hera e parë që ky televizion, por edhe televizione të tjera të Tiranës, ndërtojnë programe për të gjithë shqiptarët, duke luajtur një rol të pakonkurueshëm në unifikimin kulturor të shqiptarëve të ndarë ende nga kufij.

Garën e djeshme e fitoi vajza nga Prizreni, Rina Bilurdagu, e njohur gjatë show-t thjesht me emrin Rina. Nuk u tha se ç’diferencë pati me vendin e dytë në votimin popullor që u bë, por janë të gjitha gjasat të ketë qenë një diferencë e vogël votash që i ka dhënë asaj fitoren përballë Marselës, një vajzë që kish ardhur nga Italia.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

Rina ka bere nje interpretim te : River Deep, mountain high"Tina Turner thjesht te pabesueshem.

The voice ishte Rina, artistja ishte Marsela. Nje grup i tere kengetaresh te rinj live-i, na kujtuan suksesin e Etheve te para, Bravo TOp-Channel, shpresoj se me keto vajza e djem mund te sfidohet kultura e shemtise.

Submitted by raimondi (not verified) on

Bravo Rina nga Prizreni !   Shume bukur kendon Rina

Bravo Top Chanel  ! Keshtu duhet te behen aktivitete kulturore ku te  marin pjese te gjithe  shqiptaret

--Mi beni te fala Vlores ,sidomos atyre ne Skele   hahahahahaaha

Submitted by landi (not verified) on

nuk e meritonte aspak.

te gjithe shqiptaret pane nje votim te njejte si me GRETA KOCIN kur ka fituar TOP FESTIN(pasi kishte mbajtur 1 koncerte ne sarande pa pagese dhe free per pronarin e diskotekes,eshte shperblyer nga te gjithe pjesemarresit me nga shume mesazhe per te votuar greta kocin)dhe keshtu greta fitoj TOP FESTIN dhe pse nnuk e meritonte aspak,dhe fill pas kesaj TOP CHANNEL mori masa per te vendosur JURI te sajen mbi vleresimin e kengeve.

e tille eshte dhe situata me THE VOICE qe lame pas,Rina eshte lujtuar ne kosove ashtu sic luhen ndeshjet e futbollit,flitet se nje bussinesman nga prishtina ka investuar shifra maramendese qe THE VOICE ta fitonte Rina.

ky eshte nje deshtim i radhes i TOP- CHANNEL dhe organizatoreve te ketij emisioni.

me vjen shum keq per marselen qe nuk mundi dot te ngrinte emblemen e THE VOICE lart.

me ate performance qe ka paraqitur eshte me te vertete nje mrekulli.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.