Në BE janë të shock-uar me 21 janarin dhe me çështjen “Meta”

Postuar në 10 Shkurt, 2012 14:33

Arta Tozaj e Top-channel-it u ka marrë një intervistë dy deputetëve në parlamentin Europian, kryetarëve të grupeve të mëdha brenda parlamentit, konservatorit Eduard Kukan dhe social-demokratit Hannes Swoboda. Gazetarja është fokusuar tek 21 janari dhe tek gjyqi në ngarkim të Ilir Metës. Dhe të intervistuarit duken të gatshëm për t’u zbrazur si kurrë ndonjëherë. Duket se diplomatët perëndimorë po bëjnë atë, që shumë vetë në Tiranë e kanë pritur, dhe e kanë shpresuar: Po flasin troç, e po tregojnë me gisht fajtorët. Ja disa opinione e qëndrime të forta të tyre të shkëputura nga intervista:

Swoboda: “[Zbulimi i vrasësve më 21 janar] nuk është i rëndësishëm vetëm për rrugën drejt BE-së, por është i rëndësishëm për vetë vendin, i cili duhet të heqë qafe çdo lloj tendence për të fshehur ata që bëjnë veprime të tilla si vrasja e njerëzve.”

Kukan: “21 janari duhet hetuar me objektivitet, pa asnjë ndërhyrje politike. Kushdoqoftë përgjegjës, duhet të japë llogari për çfarë ndodhi. Çfarë ndodhi më 21 janar është krejtësisht jashtë çdo lloj imagjinate. Nuk mund të ndodhë në vendin tim, Sllovaki.”

Swoboda: “Mendoj se [në Austri] çdo vrasje do të hetohej dhe do të sillej para trupit gjykues. Unë nuk mendoj se sistemi i drejtësisë në Austri dhe në vende të tjera është perfekt, por kur ka vrasje, kur vriten demonstrues, është më e pakta që ngjarje të tilla të vihen para gjykatësve dhe të gjykohen nga një drejtësi e pavarur.... Nëse hedhim sytë në një vend tjetër, në Rumani përshembull, një demonstratë shumë më e vogël pati për pasojë dorëheqjen e qeverisë, në mënyrë që t’i çelej rruga formimit të një qeverie të re.”

Kukan: “[Lidhur me vendimin që gjykata e lartë mori për çështjen Meta] shumë veta u befasuan, unë vetë u befasova gjithashtu. Por unë e kam ndjekur këtë çështje dhe e di se pati disa ekspertë nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët bënë analiza që nuk u morën në konsideratë para vendimit përfundimtar. Pra kjo ishte ajo që kontribuoi në befasinë time.”

Swoboda: “Unë u befasova nga vendimi, i cili tregoi se nuk u bë gjithçka për të parë nëse video-regjistrimi kishte apo jo manipulime. Mendoj se edhe në interesin e vetë zotit Meta, do të jetë shumë e rëndësishme që të ftohen ekspertë të pavarur nga jashtë, për të vërtetuar nëse ka apo jo manipulime. Të gjithë ekspertët që mund të gjykojnë për manipulimin apo jo të videos duhen thirrur dhe duhet të japin prova që ajo video është e manipuluar dhe se ai është i pafajshëm. Atij i duhet ky informim dhe ky konfirmim.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by artur (not verified) on

Zenel, paske ik per lesh vlla. Nga prapanica e Sules po flet e. je rehat aty.

Submitted by lisi (not verified) on

zeneli came out:)

Kaq te veshtire e kane keta te respublica te heqin postimet e zenelit meqenese eshte perseritur 15 here i njejti text????

Submitted by Agroni Puke (not verified) on

Duket sikur gjanat po marrin per mbare per popullin e vuejtun shqiptar. hair ishalla.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.