Fevziu merret me martesat shqiptaro-sovjetike, kur Balla trajton qëndrimin amerikan ndaj 21 janarit…

Postuar në 02 Shkurt, 2012 16:19

Në emisonin-bisedë më të ndjekur nga përkrahësit e mazhorancës, në Opinionin e së enjtes, Blendi Fevziu kishte zgjedhur të trajtonte temën ekzotike të martesave mes shqiptarëve dhe sovjetikeve të para 50-60 vjetëve. Ndërkohë, Sokol Balla në Top Story (që transmetohet vetëm të enjten), trajtoi temën më të nxehtë të ditës – qëndrimin amerikan ndaj ngjarjes së 21 janarit 2011. Si shpiegohet që Fevziu nuk zgjodhi që, si zakonisht, të organizonte një debat për temën më të nxehtë politike të ditës, me synimin që ta nxirrte mazhorancën në një dritë sa më të mirë nga ky debat? Mos ka lexuar ai diçka të rëndë në deklaratat e fundit të Uashingtonit apo të ambasadorit amerikan në Tiranë? Pavarësisht nga leximet alla-Frangaj që u ka bërë TV Klani deklaratave amerikane, Fevziu nuk është aq budalla sa të mos e kuptojë thelbin e tyre. Për më tepër, Ambasadori Arvizu na tregoi dje se kishte ngrënë drekë me Fevziun ditën që ai intervistoi Ina Ramën. Kjo zbythje e Fevziut ndodh pasi Lulzim Basha, në Zërin e Amerikës, mbajti dje një qëndrim të distancuar nga qëndrimi agresiv i Berishës ndaj ngjarjes së 21 janarit. A është kjo zbythje e Fevziut dhe e Bashës taktike? Apo strategjike? Të shohim…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Koz (not verified) on

Duket qe zaloshnja nuk e kuptoka ende strategjine e Berishes dhe klanit te tij tani pas mesazhit te qarte Amerikan... Varianti alternativ mesa duket eshte perpjekja me cdo kusht per te shmangur komfliktin e hapur me te gjithe e ne cdo front dhe heqja dore nga kercenimet Haxhiqamilase, me shpresen qe gjerat do te shkojne ne rrugen e sfumimit ligjor si ceshtja e Metes. Hakerrimet orientale ndaj Prokurorise dhe Topit i drejtohen ne fakt gjithe te tjereve prane regjimit qe do te guxojne te dalin nga rreshti i dhunes Berishiane, se dhe per te testuar se sa do ta tolerojne Amerikanet cmendurine e re te Berishes. Shpresa e Keshilltareve te regjimit eshte qe çudia e madhe te zgjat vec 3 dite dhe kur te kete kaluar kjo stuhi, Berisha do te jete perseri ne situaten komanduese qe ti ofroje Rames dhe opozites dicka sa per ti hedhur hi syve nderkombetareve dhe me shpresen qe asgje te mos ndryshoje ose te pakten te shpetoje çmund te shpetoje. Berisha po ndjek tashme keshillat e Hoxhes se tij, Fevziut,Çilit, Zhejit dhe atyre qe I ka zene tmerri se rrokullisja e Bishes do ti marre edhe ata me vete. Do te ishte idiotesi dhe miopi qetesimi I situates nga opozita, dhe gjithe kundershtaret qe Bisha ka krijuar ne keto vite - ai duhet ndjekur si nje Bishe e plagosur dhe luftuar ne cdo forme e menyre, si dhe duke e nxitur qe te vazhdoje ne rrugen e tij te marrezose dhe veteshkaterrimit. Do te ishte miopi edhe pranimi I zgjedhjeve te rja me kete ndyresire ne krye te regjimit te tij te ship fur.

Submitted by anonimus (not verified) on

Bravo Koz,

Per saktesim kur the Hoxhes se tij besoj qe fjalen e kishe per Artan Hoxhen!!

Analistin ( i.e. propagandistin) me te shquar dhe afte te regjimit te sotem.

Submitted by Individi (not verified) on

Dokumentari ne klan dje ishte me i bukuri qe kam pare ndonjehere ne ekranet e TV shqiptare. Cdo personazh ishte nje tragjedi me vete dhe me e bukura ishte qe kishin gjetur dhe prokuroret e ceshtjeve te cilet per cudi nuk kishin ndryshuar aspak. Ti Zaloshnja kur te kesh TV tend bej si te te doje qejfi por eshte fakt qe emisioni i Fevziut ka audiencen me te madhe ne Shqiperi.

Submitted by luani (not verified) on

Opinion ka audiencen me te madhe ne Shqiperi? A mund te me drejtosh se ku i ke gjetur keto statistika (fakte)????
Qe te jemi te qarte, Klanin mund ta shikojne vetem militantet e PD-se, te tjere nuk njof qe ta shikojne. Fevziu eshte bere boze, duke dale me opinionin dite per dite. Dhe kur rastesisht e degjoj ndersa jam duke kerkuar kanalet, shikoj nje pseudo gazetar/albiter, qe edhe pse ben ca pytje, nuk i degjon fare bashkebiseduesit. Pale me shkrin fare kur fton edhe ate horrin, Frangajn (po perdor terminologjine e ketij te fundit), nje injorant qe s'e kuptoj cdo aty pervecse per ti bere qefin vetes, se po del ne TV e vet...
Nejse ende po pres vertetimin e faktit qe Opinion na qenka emisioni me audiencen me te madhe ne Shqiperi.

Submitted by Meleq Frasheri (not verified) on

Fevziu i ben keto emisione per te ruajtur audiencen mediokre. E keni vene re qe i alternon emisionet. Nje politike, nje futja kot. Duket qe i pelqen protagonizmi. Ai mund jete cdo gje po kurre s'mund te behet illuminist. Edhe kultura e tij le per te deshiruar. Te kujton nje shprehje te famshme: trazojne ujin per ta bere te duket i thelle.

Submitted by Individi (not verified) on

jam dakort me ty ne lidhje me Fevziun ama smund ta mohojme qe panelin e te ftuarve ne pergjithesi e zgjedh me mire nga te gjithe dhe fundja ajo qe duan te shikojne shqiptaret neper debate eshte konflikti.

Submitted by Rimi (not verified) on

Po ce nga java e kaluar  kur prokurorja ia dha ato shpullat fet e fet ka ndryshuar formatin.  Prandaj jo pa qellim e ka filluar javen duke diskutuar tema te tilla si shqiptaret dhe seksi, futbollin dhe nje interviste me xha brahen !

Submitted by arvanites (not verified) on

Fevziu akom nuk e ka marre veten nga druri qe hengri nga Prokurorja e Pegjithshme. Duhet te kaloje ca kohe qe te filloje perseri me tema serioze.

Submitted by fevziu, d.v. (not verified) on

ENDE S'E KAM MARRE VETEN NGA DRURI QE HENGRA NGA PROKURORJA E PERGJITHSHME. PO VAZHDOJ PER 2 JAVE ME TEMA TRA-LA-LA.....

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Zaloshnja po na shpjego qendrimin amerikan me mire o burre, sa merresh me faktin pse dha Blendi nje dokumentar per te persekutuarit e regjimit te kaluar.

Se nje lidhje te tille gjerash, me vjen keq po vetem nje idiot dhe jo nje i ashtuquajtur analist mund te beje keto lloj lidhjesh.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

po flisja per kete artikull, jo per kete qe me nise linkun.

Sa per kete qe me nise linkun, arsyetimi i reve te zeza per Salen qenka nje deklarate "e ashper" e nje fare bob dolli qe mua me duket komplet normale, dhe fakti qe Arvizuja doli ne nje deklarate te prokurores se pergjithshme, qe ky Zalonshja e arsyeton si dalje ne krah. E gjithe kjo ne kontekstin e te kaluares se Sales dhe 97 ?!

E kam seriozisht tani, pavaresisht bindjeve politike qe keni, qe kuptohet qe jane gjithmone kunder Sales, e kuptoni qe me lidhje te tilla llogjike qe beni ne analiza, beheni qesharake??

Submitted by Rimi (not verified) on

Po ti o i ashtuquajturi erion bahce me fal brace , cfar  pret te te shpjegoj qendrimin amerikan tjetri kur ti e quan nje analist idiot mor burr me fal bur:-)

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Po tani besoj se rolin e analistit nuk e ben per qejf, duhet te paguhet nga dikush.

Dhe te pakten per respektin e atij qe i jep leket te pakten te perpiqet te beje nje analize me me llogjike.

Submitted by Rimi (not verified) on

apappapapa bravo zenel keshtu ju duhet bere ketyre pucistave. se keshtu rritet nderi i partise dhe i udheheqesit tone te nderuar shoku sal berisha

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje z.Zaloshnja

Ju beni hamendsime psee beri z.Fevziu kete zgjedhje. As e di e as dua ta di. Dua te besoj se si gazetar qe eshte ka gjithe te drejten e botes te trajtoje ne emisionin e tij ceshtje te ndryshme ashtu si i pelqen atij. Besoj se kjo hyn tek ajo qe quhet liri e fjales dhe nuk dua ta paragjykoj per kete. Ndofta mund te duket pa interes publik emisioni mbi martesat me te huajt ndofta jo por gjithsesi nuk mund ti behet proces mendimeve sepse ndryshe shkojme shume larg.

Mendoj gjithashtu qe pavarsisht temes aktuale te dites shfaqja e plote e dokumentarit mbi martesat me te huajt ishte me shume interes per disa arsye qe shkurtimisht po i permbledh ketu.

1- Jane pjese e historise sone.

2-Flitet per krime qe mund te kategorizohen ne krime kunder njerzimit. Flitet per torturat qe jane bere mbi te pandehurit dhe tortura ishte e ndaluar me ligj atehere dhe tani dhe mbi te nuk ka parashkrim ligjor.

3-Autoret e ketyre krimeve jane akoma sot te lire, shendoshe e mire si kokrra e molles.

Mbi bazen e ketyre arsyeve mendoj qe likuidimi i ketij emisioni si "jo i dites" per hir te nje ceshtje me te madhe me duket disi i pa vend dhe duke perifrazuar nje shprehje te njohur dua te them qe nje popull qe nuk denon moralisht dhe ligjerisht krimet e shkuara eshte i denuar ti rijetoje ato.

Me respekt

Emigranti

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje Res Publika

Mendoj se do te ishte ne nderin tuaj si gazete e mendimit te lire qe te trajtonit edhe problemin e pandeshkueshmerise se krimeve te regjimit komunist, pasi ky veprim jo vetem do te sheronte plaget e ketij populli shume te vuajtur por do te jepte edhe nje shprese per te ardhmen qe asnje krim nuk do te mbetet pa u ndeshkuar.

Me respekt

Emigranti

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.