Dhunohet busti i Ahmet Zogut në Tiranë.

Autorë ende të paidentifikuar kanë tentuar gjatë orëve të natës të rrëzojne bustin e Ahmet Zogut, i cili është vendosur rreth dy vjet më parë nga Qeveria Berisha në bulevardin e kryeqytetit.
Ditën e sotme, është konstatuar se disa kavo çeliku jane lidhur perreth shtatores, duke qendruar aty deri ne oret e mesdites,nderkohe qe ky gjest eshte konsideruar si nje akt provokativ per shkak se veprimet dyshohet se jane kryer duke gdhire date shtatë prill, e njohur ne histori si data e fillimit te pushtimit italian te Shqiperise.
Policia e kryeqytetit deklaron se po punon te identifikoje personat qe kane provokuar njeincident te tille, nderkohe qe ky eshte akti i dyte ndaj shtatores se Ahmet Zogut, pas atij te gati nje vit me pare ku ne bust u shkruan parrulla.
Comments
Ruajtja e figurave
Turp!
Paske reflektuar gjate?!!
Paske reflektuar gjate?!!
Add new comment