E çuditshme: Gjykata e faktit e lë Ndrea Prendin në shtëpinë e vet

Postuar në 03 Shkurt, 2012 04:43

Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, është në arrest shtëpie. Prokuroria kërkoi qysh në krye të herës arrest me burg për të, por gjykata e shkallës së parë vendosi ta mbajë në arrest shtëpie. Sot e njëjta gjykatë ka vendosur të njëjtën gjë. Çfarë ka ndodhur?

Prokuroria e ka apeluar vendimin e parë në gjykatën e shkallës më të lartë, atë të Apelit, por në të njëjtën kohë ka kërkuar tek gjykata e faktit (tek i njëjti gjyqtar) ndryshimin e kësaj mase, dhe këtë kërkesë e kanë motivuar me faktin që ka mundur të sigurojë një provë të re: “Pistoleta me të cilën dyshohet të jetë vrarë demonstruesi Faik Myrtaj është tërhequr nga Prendi në magazinën e armatimit në mëngjesin e 21 janarit”. Por gjykata e shkallës së parë nuk e ka ndryshuar masën e arrestit me arsyetimin se vendimi është apeluar, dhe se duhet pritur gjykata e Apelit të vendosë për këtë punë.

Duket vendim i çuditshëm. Ekspertët  janë të mendimit, se gjykata duhet ta merrte në konsideratë këtë provë të re, e cila për dreq nuk mund të paraqitet në gjykatën e Apelit (Gjykata e Apelit shqyrton vetëm kushtet e caktimit të masës fillestare, dhe nuk merr në konsideratë provat e gjetura pas marrjes së vendimit). Mirëpo, gjyqtari i gjykatës së faktit po shfaqet i vendosur për të ecur në të vetën. Për të Ndrea Prendi duhet të rrijë në shtëpinë e vet.

M.N.

Comments

Submitted by Individi (not verified) on

Muci po pret qe te dale ai qe dha urdhrin per te vrare :P:P:P:P:P:P:P

Submitted by Migena Aleksi (not verified) on

nuk ka asgje per tu cuditur..

ky eshte nje pazar i qarte politik

arreste shtepiake per vrasesit

heqje imuniteti per 3 te PS.

kaq eshte pazari, kaq jep saliu

Submitted by Anonim (not verified) on

Per nje vjedhje mbi 5000 euro, atumoatikisht shkon ne paraburgim ne tere Evropen...Kurse tek ne krimineli rri ne shtepi...Gjykata eshe kanceri i shoqerise sot ne Shqiperi. Pa u riformuar drejtesia, ska ecke para

Submitted by Voice (not verified) on

po nuk shikoni qe te gjithe, qe nga zheji "tend", o Muc, per justifikimin e vrasjeve s'u mbarojne "argumentet". Kur vjen pune tek momenti i vrasjes, shablloni i pergjigjes eshte:-eshte pune e gjykates ajo...". Dhe faktikisht gjykata e ka filluar tamam punen; dy seancat e paradhe rezultati eshte 2-0 per gjykaten.

Submitted by Alban (not verified) on

Jo, po, ma mirë të bijsh n’dorë t’jeniçervet,

Ma mirë të bijsh ndër prita të kusarvet,

Ma mirë t’bajsh kopuksín e ploshtë t’beglervet,

Edhe të bajsh guksimët e agallarëvet,

Si edhe hipokrizinë e qelbtë t’reshpervet,

Me t’gjith atë kryeneçsinë e katundarëvet,

E atë poshtërsinë e ndytë t’diplomacisë,

Se n’dorë me u ra do njerzve të Drejtsís.

Gjergj Fishta

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.